Sindikata e pavarur ankesa ndaj MPB-së, kërkon pagesa për punë jashtë orarit dhe rritjen e pagave

    Sindikata e pavarur e policisë ankohet se MPB nuk po i dëgjon kërkesat e tyre. Kërkon kompensim për punën jashtë orarit dhe të tjera gjëra që u takojnë policëve.

    “Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë të punësuar rreth 11.500 punonjës dhe mbi 16.000 procese gjyqësore kundër Ministrisë janë nisur nga punonjësit në pesë vitet e fundit. Kjo pasi Ministria ka bërë veshin shurdh prej vitesh ndaj kërkesave të Sindikatës së Pavarur të Policisë, vazhdon të mos paguajë kompensimet për punën e natës, nuk paguan pagën minimale, llogarit gabimisht orët jashtë orarit, nuk paguan sigurime shëndetësore kolektive që është detyrohet ta paguajë”, tha Martin Efremov, Sindikata e Pavarur e Policisë.

    Goce Dellçev tha se sipas njohurive të tyre rreth 15 policë në muaj e lënë punën, gjersa e quajti ironike rritjen prej 10% të pagave.

    “I apeloj edhe sindikatës së policisë së Maqedonisë, edhe Ministrit të Brendshëm, të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për Marrëveshjen kolektive që është në kuadër të MPB-së një orë e më parë, të ndryshohet, ka aty dispozita…”, tha Goce Dellçev, Sindikata e Pavarur e Policisë.

    Dellçev tha se në tërë këto vite Sindikata e Pavarur dhe Ministri Spasovski assesi të vijnë në një gjuhë të përbashkët. Kritikoi se pse Sindikata Maqedonase e Policisë quhet përfaqësuesja e vetme, gjersa shtoi se Sindikata e Pavarur e Policisë do të vazhdojë të jetë jashtë Ministrisë.

    Lajmi Paraprak

    Nëpër rrugët e Tetovës mungojnë vizat e bardha

    Lajmi i rradhës

    Kirgizia në krizë për rrymë, por jo edhe industria e saj e kriptovalutave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë