Sindikata e pavarur e Shëndetësisë do të protestojë nëse nuk pranohen kërkesat e tyre

    Shtesat në paga prej 30% me këmbëngulësi i kërkon Sindikata e pavarur e shëndetësisë, farmacisë dhe mbrojtjes sociale. Megjithëse rreth 21 mijë të punësuar në sektorin e shëndetësisë publike, ndahen në 8 kategori. Për gjysmën e parë të tyre janë marr vesh me autoritetet se si do tu përllogaritet rritja e pagave. Krerët e kësaj Sindikate sot zhvilluan takim me përfaqësues të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, për të diskutuar njësitë e koeficienteve të pagave në mënyrë që ndërmjet këtyre kategorive të stafit të higjienës, stafit teknik, shoferëve të emergjencave, infermiereve dhe doktorëve mos të ketë pakënaqësi në harmonizim të pagave. Sipas metodologjisë së propozuar nga Sindikata për çdo kategori do të ketë rritje në bazë të koeficientit 2.111 njësi dhe diferenca do jetë e pranueshme.

    “Ne kemi bërë dy metodologji, me korrigjim të koeficientit për tre grupet e para diku 3,494 denarë dhe të tjerët që janë mbi pagën minimale. Kemi edhe metodologjinë tjetër me bazë 4,841 denarë për korrigjim të kategorive tjera, por gjithsesi për këto duhet të bëhet analiza e implikimeve financiare se sa do të kushtonte e gjithë kjo,” tha Lubisha Karanfilov, Kryetar i Sindikatës për shëndetësi.

     Jo zyrtarisht mësohet se për shkak të implikimeve financiare rritje prej 30% sipas Ligjit të Buxheteve nuk do të mund të zbatohet në sektorin e Shëndetësisë, por në ditët në vazhdim pritet të ketë takime të reja të krerëve të kësaj sindikate me grupin e punës për harmonizim të koeficienteve të kompleksitetit. Ata shpresojnë se do të gjejnë një zgjidhje përmes dialogut për të shmangur protestën e paraparë në shtator.

     “Ministria e Shëndetësisë e ka patjetër gjithë këtë ta procedoj tek Fondi Shëndetësor, Ministria Financave dhe Qeveria për tu bërë llogaritja e implikimeve financiare të shikohet mundësia për realizim. Sindikata e pavarur e shëndetësisë, farmacisë dhe mbrojtjes sociale mbetemi të vendosur në kërkesat tona sepse deri në këtë moment për neve është e palejueshme deri në grupin e 5 të kompleksitetit ta marrin vetëm pagën minimale kështu që do të ketë korrigjime të caktuara, por me çfarë shumë dhe përqindje do të mbetet pjesë procesit të negociatave me Ministrinë e Shëndetësisë që presim të mbajmë javës që vjen,” deklaroi Lubisha Karanfilov, Kryetar i Sindikatës për shëndetësi.

     Sipas Marrëveshjes së re të përgjithshme kolektive me pagën e shtatorit të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të kenë rritje pagash prej 10%, regresin e pushimit vjetor të njohur si K-15 do ta marrin nga 10,000 denarë. Në sektorin e shëndetësisë publike duke filluar nga stafi higjienës që do të ketë rritje 2,017 denarë deri tek doktorët specialist që do të marrin 7,700 denarë rritje, kurse specialistët në klinikat e shtetit do të marrin edhe nga 9,000 denarë shtesë. Kujtojmë që kjo Sindikatë ishte ndër më të zëshmet gjatë negociatave në Këshillin Socio-Ekonomik për rritje të pagave në sektorin publik dhe me vendosmëri shprehen që nëse nuk u realizohen kërkesat e tyre mund të futen në grevë të përgjithshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vrasjet që cenojnë sigurinë publike

    Lajmi i rradhës

    Papunësia dhe cilësia e dobët në arsim janë arsyet kryesore të emigrimit të të rinjve në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë