SINDIKATAT ME SHUMË VËREJTJE PËR LIGJIN PËR MARRËDHËNIE PUNE!

    Ashtu siç po mbyllen debatet publike për ligjin e ri për marrëdhënie pune, ashtu edhe po shumëfishohen vërejtjet nga ana e sindikatave dhe sektorit të industrisë. Duket se për të dyja palët, kontratat e punës, rregullimi i punës në distancë, dispozita për pushimin e paguar të lehonisë, si dhe përdorimi i të drejtave prindërore, kontratat kolektive dhe të ngjashme, janë vërejtjet më të shumta. Deri tani vetëm nga sindikatat janë regjistruar 40 vërejtje dhe jo zyrtarisht thuhet se po aq vërejtje priten edhe nga kompanitë. Nga LSM thonë se kjo po bëhet me qëllim ndërgjegjësimin se të drejtat e punës duhet të avancohet, dhe jo të bëhet regres siç edhe është sot.

    ”Ligji i ri për marrëdhënie pune duhet që të fshijë mundësinë e rishpërndarjes së orarit të punës e cila është në kundërshtim me direktivat evropiane, pasi nuk është e qartë dhe as e zbatueshme, si dhe shpeshherë keqpërdoret që të mos paguhet mundi i punëtorëve. Në Evropë nuk ekziston punë e cila nuk paguhet, realisht çdo punë jashtë orarit 40 orësh në javë duhet të paguhet si jashtë orarit +135%”, tha Igor Gerasov, kryetar i Sindikatës për Industri.

    Nga LSM kërkojnë që me shpalljen e tepricës të rritet numri i pagesave të shkëputjes dhe punëtorët të kenë të drejtë për dy pagesa të shkëputjes, në çdo 5 vjet pune deri në 12 pagesa të shkëputjes. Nga atje imponojnë edhe nevojën për pushimin e lehonisë.

    “Një pjesë e madhe e kërkesave tashmë janë pjesë e versionit punues të tekstit për ligjin për marrëdhënie pune, por fatkeqësisht disa kërkesa dhe vërejtje kyce ende nuk janë ndryshuar në tekstin e propozuar”, thonë nga LSM-ja.

    Edhe nga “Glasen Tekstil” janë të interesuar për zgjidhjet e reja ligjore.

    “Është e rëndësishme që ligji për marrëdhënie pune mos të lejojë parashkrime për kërkesa monetare nga punësimi para gjykatave sepse në këtë rast humbasin edhe punëdhënësit edhe shteti”, tha kryetarja Kristina Ampeva.

    Theksi kryesor i disa industrive vihet në momentin që një ligj i tillë, me rëndësi të madhe edhe për punëdhënësin edhe për punëtorin duhet të rafinohet, në mënyrë që të hiqen të gjitha paqartësitë në lidhje me të.

    Nga Ministria për Punë Sociale në vazhdimësi theksojnë se do të merren parasysh të gjitha vërejtjet që i marrin nëpër seanca publike, dhe se është mirë që përfaqësues të drejtësisë e kanë parë ligjin për të barazuar pozicionet për një mosmarrëveshje të mundshme në të ardhmen. Pjesë e këtyre diskutimeve të mbajtura në Shtip, Strumicë dhe Manastir janë edhe OJQ-të, odat, dhe sindikatat.

    Sipas ministrisë ky ligj është në përputhje me rregulloren e punës të BE-së dhe Konventën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, dhe që siç thuhet nga ata ka disa risi, ndër to edhe shkurtimi i kohëzgjatjes së kontratës me afat të caktuar, rregullimi i punës sezonale, pushimi prindëror, pushimi i babait dhe nënës etj. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Cilët janë antibiotikët natyralë më efektivë – A funksionojnë vërtetë?

    Lajmi i rradhës

    Qetësia e bukur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë