Sinoptikët thonë se korriku ishte më i nxehti dhe më i lagështi në tre dekada

    Trenti i motit të nxehtë dhe reshjeve të shiut vazhdon edhe gjatë muajit gusht.

    Sinoptikanët paralajmërojnë mot shumë të nxehtë dhe temperatura të larta nesër dhe të premten, deri në 38 gradë Celsius, ndërsa nga dita e diel në orët e pasditës priten reshje të shiut, bubullima dhe erë e përforcuar, pas çka edhe ulje të temperaturave nga dy deri në 4 gradë Celsius.

    Korriku i këtij viti ka qenë mbi mesataren për nga i nxehti dhe lagështia, krahasuar me muajt korrik të periudhës prej tre dekadash. Kështu thonë të dhënat e stacioneve meteorologjike në Maqedoninë e Veriut.

    “Krahasuar me temperaturat e muajve korrik të viteve të kaluara nga viti 1981 deri në vitin 2010, temperaturat vjetore ishte 0,7 gradë celsius mbi mesataren në nivel të shtetit. Temperatura më e lartë maksimale është matur më 24 korrik në Gjevgjeli dhe ka shënuar 41, 6 gradë Celsius”, thonë nga Enti Hidrometeorologjik.

    Shuma mujore e reshjeve ka qenë 41 përqind mbi mesataren e tre dekadave të fundit.

    “Reshjet ishin nga shiu dhe breshri. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 50,9 milimetra është regjistruar në Berovë më 29 korrik. Krahasuar me vlerën mesatare të korrikut për periudhën 1981-2010, sasia mujore e matur e reshjeve ishte 16 milimetra ose 41 për qind mbi mesataren”, u shprehën nga nga Enti Hidrometeorologjik.

    Erërat dhe reshjet e muajit korrik, sollën edhe dëme materiale në disa lokacione dhe vendbanime në të gjithë vendin. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ngrohja globale: Kur është e logjikshme mbjellja e pemëve?

    Lajmi i rradhës

    Politika në pushim, VMRO-DPMNE më vonë do të vendosë për protestat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë