Sipas VMRO DPMNE, Jahoski i “Pucko Petrol” u pa në Stamboll në një dasëm luksoze pas lirimit nga paraburgimi

    Pasi mediat raportuan se Asmir Jahoski, pronari i kompanisë “Pucko Petrol”, i cili ishte në paraburgim në burgun e Shutkës deri një muaj më parë, është parë dje në Stamboll të Turqisë, ku ka marrë pjesë në një dasmë, reagoi partia në pushtet VMRO-DPMNE.

    “Asmir Jahoski, i cili dëmtoi buxhetin e shtetit me një shumë të pabesueshme prej 167 milionë eurosh dhe është nën hetim, aktualisht po argëtohet në Bosfor. Pasi u vu në arrest shtëpiak për krimin e pastrimit të parave dhe të ardhurave të tjera nga blerja e mazutit me cilësi dhe origjinë të dyshimtë, djali i deputetit të BDI-së, tani mund ta shohim në media se është në Bosfor të Turqisë. Gjyqtarët e zgjedhur nga BDI dhe LSDM ia hoqën paraburgimin dhe i konfiskuan pasaportën, sepse ai dha miliona si garanci se nuk do të ikte. Tani lind pyetja: si është ai në Turqi ku shpenzon milionat që përvetësoi?”, pyet partia në pushtet.

    Kujtojmë se më 6 maj, Gjykata e Apelit pranoi që Asmir Jahoski, pronar i Pucko Petroll të lirohet nga paraburgimi duke pranuar një garanci prej 986,540 eurosh, duke vendosur një hipotekë mbi pasurinë e patundshme në favor të shtetit dhe me një shumë shtesë prej 72 milionë denarësh. Gjykata e Apelit informoi gjithashtu se ndaj Jahoskit janë vendosur masa kujdesi dhe se pasaporta e tij është konfiskuar.

    ur u mor vendim për Jahoskin, nga gjykata thanë se kanë parasysh propozimin pozitiv të marrë më parë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup dhe mendimin e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup për të mbështetur ankesën e të dyshuarit, duke pranuar garancinë e ofruar.

    “Pjesa e garancisë së ofruar dhe e pranuar në para prej 72,000,000 denarësh përfaqëson një shumë monetare të barabartë me dëmin e supozuar që dyshohet se i dyshuari e ka kryer në ngjarjen konkrete penale”, thuhet në njoftim.

    Gjykata e Apelit tha se vendimi me arsyet do të publikohet i plotë në faqen e internetit të gjykatës në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Lëvizjes së Lëndëve në Gjykata.

    Lajmi Paraprak

    Mockoski: jemi për një njësi zgjedhore, me të drejtë vote edhe për diasporën

    Lajmi i rradhës

    VMRO e akuzon Filipçen për ‘modularin’ në Tetovë, LSDM i kundërpërgjigjet me tragjedinë në Koçan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë