Sistemi i paralajmërimit të përmbytjeve në Gjermani “nuk ishte optimal”

    Kreu i agjencisë kombëtare të menaxhimit të katastrofave në Gjermani pranoi se ka pasur probleme me sistemet paralajmëruese të përmbytjeve.

    Gjermania, javën e kaluar, u përfshi nga përmbytje masive, që shkaktuan numër të lartë viktimash dhe shkatërrime të mëdha.

    “Tragjedia nuk mund të përshkruhet siç duhet me fjalë”, tha kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile, Armin Schuster.

    Kur bëhet fjalë për sistemin e paralajmërimit, Schuster tha se ai “nuk ka funksionuar në mënyrë optimale”.

    “Zyra ime ka shumë njohuri dhe pak juridiksion. Ne e shtypim butonin paralajmërues vetëm në rast lufte,” tha Schust, duke iu referuar faktit se Qeveria federale është përgjegjëse për mbrojtjen civile vetëm në rast të ndonjë konflikti kombëtar.

    “Përndryshe, ne e vendosim sistemin tonë në dispozicion të landeve dhe komunave dhe ato e përdorin atë”, tha Schust.

    Çështja tani është se si të përmirësohet sistemi i paralajmërimit, “për shembull me më shumë sirena dhe me tekst-mesazhe në celularë”, shtoi ai.

    Mbi 170 njerëz humbën jetën nga përmbytjet në Gjermani.

    Landet më të prekura ishin: Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.

    Qeveria gjermane miratoi të mërkurën një paketë emergjente të ndihmës, me vlerë qindra miliona euro.

    Lajmi Paraprak

    Diskutojnë Rama, Vuçiq dhe Zaev: Ballkani i ri është angazhim për të lehtësuar jetën e qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka burg për ata që nuk e deklarojnë pasurinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë