Situatë e tensionuar në Kuvend | Xhaferi – Micevskit: Shko ulu në vendin tënd, nëse nuk je për rrahje (Video)

    Situatë e tensionuar gjatë seancës parlamentare e cila është duke vazhduar edhe pas orarit të punës së Kuvendit. Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski fillimisht  kërkoi ndërhyrje procedurale, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk i lejoi. Ai kërkoi që të votohet për rendin e ditës, pasi paraprakisht fjalën ua dha dy deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët nuk dolën në foltore për shkak se insistonin në ndërhyrje procedurale. Pas kësaj, Xhaferi i tha Micevskit të mos i afrohej dhe të largohej nga tavolina e tij.

    “Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, i tha Xhaferi Micevskit.

    “Mos më prek, mos më sulmo”, ka reaguar Micevski, pas së cilës Xhaferi i ka thënë: “Ik dhe shko në foltore”.
    Pas kësaj, Xhaferi e vuri në votim rendin e ditës, ndërsa Micevski reagoi: “Ty turp, turp, çfarë rendi të ditës”.

    Derisa deputetët po votonin, Xhaferi i tha Micevskit: “Ju bëni atë që doni të bëni, mos mu afroni mua. Bëj çfarë të duash, mos mu afro”.

    Deputetja Dafina Stojanoska i tha Xhaferit: “Mos ki frikë”, dhe ai përfundoi: “Për rendin e ditës votuan 61 deputetë. 39 deputetë që qëndrojnë këtu janë kundër”.

    Micevski mbeti në tavolinën e Xhaferit për të kërkuar ndërhyrje procedurale. Në fund, pas të gjitha sqarimeve, Xhaferi tha se qytetarët presin që Kuvendi të funksionojë.

    Lajmi Paraprak

    Njëqind euro për dalje nga kriza

    Lajmi i rradhës

    Disa nga arsyet pse ndodh të jeni vazhdimisht të lodhur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë