S’ka mana në oborret e dibranëve

    Në të kaluarën në qytetin e Dibrës pothuajse në çdo shtëpi ka qenë prezente pema e quajtur mani. Ka patur shtëpi ku në oborret e dibranëve ka pasur dy apo tre pemë të këtij lloji. Dibranët me kënaqësi në të kaluarën kanë përdorur frytin e manit. Është një pemë e cila ka qenë e mirëpritur meqë si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në aspektin e shijes, fryti është dalluar nga frutat e pemëve të tjera. Por, tani më pothuajse dy dekada mani më nuk është prezent në oborret e familjeve dibrane. Frytin e manit nuk mund ta gjejmë më as për ilaç, thonë dibranët. Si shkaktar për prerjen të kësaj peme e cila është shumë vjeçare dhe ka një prejardhje nga Azia dhe Amerika Veriore, është papastërtia që shkakton kjo pemë. Prandaj edhe dibranët thonë se kur kanë ardhur nuset nëpër shtëpi si problem kryesor kanë patur pastrimin e oborrit. Pastrimi i oborrit ka kërkuar prerjen e kësaj peme.

    Në bisedën që patëm me disa të moshuar dibran u informuam se prezenca e pemës të manit në të kaluarën në qytetin e Dibrës ka qenë masive. Ata thonë se me padurim në të kaluarën është pritur pjekja e manit. Në Dibër siç thotë 82 vjeçari Shaban B. kanë qenë prezent mani i bardhë dhe mani i zi.

    “Nga pleqtë e mi të cilët janë të ndjerë, kam dëgjuar se mani ka patur mbi 10 lloje, por në Dibër kanë qenë prezent manat e bardhë në pjesën më të madhe të tyre dhe mani i zi. Mani i zi ka qenë prezent vetëm në pjesën më të vogël të oborreve të shtëpive dibrane. Por, siç vinin gjenerata e reja kjo pemë filloi të zhduket . Mani na sillte shumë miza në oborret tona, por me të vërtet kishte veti të fuqishme shëndetësore. Nga dita në ditë filloi prerja e manave edhe atë me intencë të nuseve që na vinin në shtëpitë tona. Ashtu ishte edhe në oborrin tim. Kishim dy mana të bardhë dhe nga ato shpesh herë përveç përdorimit kur ata ishin të freskët realizonim edhe ëmbëlsira të tjera kryesisht pekmezin. Pothuajse çdo shtëpi dibrane përgatite pekmezin e cila pastaj përdoreshe sidomos kur përgatitshim kaçamakun”, thotë Shabani.

    Biseduam për frytin e manave edhe me Rabijen. Ajo poashtu jeton vitet të 80-ta në vendbanimin e vjetër të Dibrës që quhet “Varosh”.

    “Ishte një kënaqësi e madhe kur piqeshin manat. Grumbulloheshin pothuajse të gjithë fqinjët dhe bënin shkundjen e manave në çarshafët tradicional për këtë gjë. Ajo tregon se në oborrin e saj dikur ka patur edhe një man të zi. Duke marrë parasysh se mani i zi ka qenë më pak prezent, shpesh herë nga mëhallët e tjerë të Dibrës vinin dhe na kërkonin nga mani i zi. Por siç kalonin vitet, gjeneratat reja më shumë i kushtonin vëmendje bio frutave në krahasim me pastërtinë. Manin e zi e kemi prerë pas martesës së djalit në vitet të 80-ta”, thotë ajo.

    Kur është në pyetje fryti i manit, të dhënat thonë se është një frutë i artë kundër diabetit, tensionit dhe mëlçisë. Ai posedon shumë vitamina dhe përmirëson shëndetin e njerëzve. Kur është në pyetje sidomos mani i zi në mjekësin popullore, përdoret gjethi i frytit. Mani ka një prezencë shumë të vogël të sheqerit por edhe acide organike, kripëra të ndryshme, etj. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Tallje me punonjësit që pastrojnë Shkupin!  

    Lajmi i rradhës

    Djegia e arkivës së Gjykatës Themelore në Kumanovë, Alternativa: Kujt po i pastrohet lëkura?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë