Snopçe: Ky pushtet do të akuzoj Bullgarinë, por qytetarët e dinë më se ky pushtet po punon kundër integrimit europian

    Republika e Maqedonisë së Veriut sërish nuk do të merr datë për fillim të negociatave por një sërë vërejtjesh sa i përket moszbatimit të reformave, kështu deklaroi deputeti i ASh-së Halil Snopçe.

    Sipas tij Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka dhënë mbështetje parlamentare sa u përket çështjeve që ndërlidhen me integrimin evropian, kjo për faktin se qytetarët e meritojnë një gjë të tillë.

    “ASh-ja çdo herë ka dhënë përkrahjen parlamentare për çështjet europiane sepse besojmë se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për sjelljen e politikanëve të papërgjegjshëm. As këshilli i BE-së i mbajtur dje më 14 dhjetor nuk dha datë për fillim të negociatave, por theksojnë nevojën për reforma në gjyqësor, probleme të theksuara në luftën kundër korrupsionit, politizimi i administratës publike, mungesën e mbikëqyrjes parlamentare ndaj shërbimeve të inteligjencës dhe liria e mediave. Kërkohet zbatimi i marrëveshjes së Prespës dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Është e qartë se pushteti do të akuzoj Bullgarinë, por qytetarët e dinë më se ky pushtet po punën kundër integrimit evropian”, tha Snopçe.

    Lajmi Paraprak

    Manchester City i shkruan Agueros, pas vendimit të tij

    Lajmi i rradhës

    Ursula von der Leyen: Nëse Rusia pushton Ukrainën, BE-ja mund t’i vendosë sanksione të reja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë