Manchester City i shkruan Agueros, pas vendimit të tij

    Sergio Aguero është pensionuar edhe zyrtarisht nga futbolli i luajtur.

    Sulmuesi argjentinas e mori këtë vendim të hidhur për shkak të problemeve me zemër që kishte javë më parë.

    Përmes një konference për media te Barcelona, Aguero njoftoi se më nuk mund të luajë futboll, duke vënë shëndetin si parësor.

    Në lidhje me pensionimin e tij, nuk kishte se si të mungonte edhe një postim i Manchester Cityt, aty ku në verën e këtij viti u largua si legjendë e klubit.

    “Mbreti Kun. Të gjithë në Manchester City dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë rast për të falënderuar @aguerosergiokun për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në suksesin tonë gjatë dekadës së fundit dhe i uroj suksese në pension”, thuhet në postimin e klubit nga Liga Premier.

    Në pensionimin e tij morën pjesë shumë persona, e aty ishte edhe Pep Guardiola, që nuk dëshironte të mungonte në një ditë kaq pikëlluese për ish-lojtarin e tij.

    Lajmi Paraprak

    Stuart Peach: Duam ballkan të sigurtë

    Lajmi i rradhës

    Snopçe: Ky pushtet do të akuzoj Bullgarinë, por qytetarët e dinë më se ky pushtet po punon kundër integrimit europian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë