Snopçe: Prokurorët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së i mbajnë në sirtarë lëndët e Merkos

    Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Hali Snopçe thotë se prokurorët dhe gjykatësit që mbajnë në sirtarë lëndët për kreun e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, janë të zgjedhur nga BDI dhe VMRO-DPMNE.

    Ai tha se marrëveshjet e tyre për prokurorët dhe gjykatësit janë dëgjuar në përgjimet që u publikuan kohë më parë në vend.

    “Ne i kemi të freskëta, prej bombave kuptohet sepse i kemi dëgjuar me veshët tonë, se si VMRO-DPMNE së bashku me BDI-në, pra BDI së bashku me VMRO-DPMNE-në, për të cilën zoti Stojanovski akuzon BDI-në, i zgjidhnin prokurorët dhe gjykatësit. Ne e dijmë se si zgjidheshin dhe pikërisht ata prokurorë dhe gjykatës ende janë në detyrë dhe pikërisht ata prokurorë i mbajnë në sirtarë lëndët e kryetarit aktual zotëri Ramiz Merko në lidhje me korrupsionin për të cilin zotëri Stojanovski akuzon Ramiz Merkon se Amerika e ka vendos në listë të zezë, ndërsa ne sdijmë gjë dhe kërkon përgjegjësi”.

    “Unë pajtohem me konstatimin, por VMRO-DPMNE-ja ka qenë bashkë me BDI-në ajo e cila ka zgjedhur ato prokurorë të cilët i mbajnë lëndët në sirtarë dhe të gjithë çuditemi si mundet Amerika të dijë që zotëri Ramiz Merko paska qenë i korruptuar ndërsa ne nuk dijmë. Ironia të jetë më e madhe edhe kryeministri Kovaçevski në një deklaratë po habitet se si ne brenda nuk dijmë se Ramiz Merko na qenka i korruptuar, ndërsa Amerika po ditka”, thotë Snopçe.

    Lajmi Paraprak

    Si ndikon uji me kripë i detit në lëkurë, zbuloni se cilat janë përfitimet

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa: Të dorëhiqet kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë