Këshilla për trajnimin e tualetit të të vegjëlve tuaj

    Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët në grupin e lojërave. Dhe sinqerisht, mezi prisni ta hiqni atë çantë pelenash. Por mos lejoni që faktorë të tillë t’ju shtyjnë, thotë infermierja pediatrike Rebecca Cesa.

    “Shumë prindër zhgënjehen ose hasin probleme kur përpiqen të trajnojnë një fëmijë që thjesht nuk është gati,” thotë ajo.

    Cesa dhe ekspertë të tjerë ju japin mjetet dhe udhëzimet e sukesshme për ta përgatitur fëmijën tuaj.

    Cila është mosha më e mirë për të stërvitur fëmijën të shkojë vetë në tualet?

    Ndërsa nuk ka një moshë fikse të përcaktuar, Cesa rekomandon që prindërit të presin derisa fëmija i tyre të jetë midis moshës 2.5 dhe 3.5 vjeç. “Kjo është mosha kur shumica e fëmijëve kanë mjaftueshëm zhvillim të trurit dhe fshikëzës për t’u stërvitur me sukses,” thotë ajo.

    Ndërkohë, shikoni nëse fëmija juaj zotëron këto aftësi:

    Vetëbesim;

    Ka ineteres;

    Ka kontroll mbi muskujt;

    Koordinim;

    Aftësi gjuhësore;

    Imiton anëtarët e familjes.

    A është e dëmshme nëse e nis më herët trajnimin?

    S’mund të fajësohen prindërit përse dëshirojnë t’i mësojnë fëmijët me sjellje të maturuara, por a ka ndonjë dëm trajnimi i hershëm për të shkuar në tualet? Në fakt, ka disa.

    Problemet e fshikëzës

    “Trajnimi i tualetit shumë shpejt mund ta bëjë fëmijën tuaj një mbajtës kronik të urinës,” paralajmëron Cesa. Fëmijët e vegjël mund të dinë të mos e bëjnë çiçin në të brendshme, por kjo nuk është njësoj si të kesh disiplinën për të shkuar vetë në banjë.

    Nëse fëmija juaj urinon vetëm dy ose tre herë në ditë, kjo nuk mjafton. Mbajtja e urinës për një kohë të gjatë mund të shkaktojë infeksione të traktit urinar, veçanërisht te vajzat. Fëmijët duhet të urinojnë pesë ose gjashtë herë në ditë, thotë ajo – rreth çdo dy deri në tre orë.

    Mbajtësit kronikë të urinës mund të kenë gjithashtu më shumë probleme me urinimin gjatë ditës (enurezë). Rreth 15% e 5-vjeçarëve luftojnë me të, thotë Cesa. Më shpesh, urinimi në të brendshme gjatë ditës është një problem i sjelljes i shkaktuar nga zakonet e këqija të tualetit dhe që mund të shkaktohet nga trajnimi i hershëm.

    Fëmijët që mbajnë urinën shpesh mbajnë jashtëqitjen gjithashtu, duke shkaktuar kapsllëk. Kapsllëku mund të shkaktojë probleme me fshikëzën e urinës dhe të pengojë gjithashtu trajnimin për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet.

    Stresi prind-fëmijë

    Trajnimi i tualetit shumë herët mund ta bëjë procesin më të vështirë sesa duhet – për ju dhe fëmijën tuaj. Ju nuk dëshironi që fëmija juaj ta lidhë përdorimin e tualetit me zhgënjimin dhe tensionin.

    “Të detyrosh fëmijët të bëjnë diçka për të cilën nuk janë gati, mund të ndikojë në zhvillimin e tyre”, shton Cesa. “Fëmijët mund të zhvillojnë ankth, veçanërisht rreth prindërve të tyre, gjë që mund të ketë pasoja në marrëdhënien prind-fëmijë”.

    Si të trajnoni fëmijën në tualet: Cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë?

    Për të shpëtuar veten nga një ngarekesë e rëndë që mund t’ju shoqërojë gjatë kësaj periudhe, pranoni këto tri të vërteta, thotë pediatri Jason Sherman:

    Ka më shumë se një mënyrë për të bërë trajnimin.

    Respektoni personalitetin unik të fëmijës suaj.

    Mbani mend: Gabimet janë normale.

    Si ta ndihmoni fëmijën?

    Zgjidhni një uturak për fëmijë.

    Zbukurojeni, në mënyrë që të jetë emocionuese për t’u përdorur nga fëmija.

    Uluni rregullisht në uturak.

    Mbyllni kapakun përpara se ta shpëlani.

    Lani duart duke përdorur ujë të ngrohtë dhe sapun për 20 sekonda.

    Këshilla të tjera përfshijnë:

    Lëreni fëmijën tuaj t’ju shikojë në banjë.

    Nëse trajnimi ecën ngadalë, ndajeni atë në hapa më të vegjël.

    Kur t’ja dalin, përgëzojini dhe shpërblejini!

    Dr. Sherman thotë se ky është një nga rastet kur ia vlen t’i jepni shpërblime. Ndoshta është një shëtitje në park ose bibliotekë ose për të zgjedhur një kënaqësi të veçantë në dyqan.

    Nëse fëmija juaj refuzon të përdorë uturakun, konsultohuni me pediatrin tuaj.

    Për t’ju ndihmuar të arrini sukses në trajnimin e tualetit, investoni në:

    Hapësirë, që të mund të ngjiten vetë në tualet.

    Veshjet e trajnimit, të cilat janë pelena të ngjashme me të brendshmet që fëmijët mund t’i tërheqin lart e poshtë vetë.

    Peceta argëtuese, për pastrim më të lehtë!

    Libra për fëmijë për të kaluar kohën.

    Si mund ta mbaj të motivuar fëmijën tim gjatë trajnimit të tualetit?

    Për ta mbajtur fëmijën tuaj të motivuar, Dr. Sherman rekomandon:

    Letra me ngjyra: Jepuni fëmijëve letra shumëngjyrëshe për arritjet.

    Sfidojini ata: Ndërtoni një ndjenjë krenarie tek fëmija juaj, e cila është më e mirë se çdo dhuratë.

    Lavdëroni: Bëhuni nxitësi i tifozëve të tyre.

    Pranoni disa incidente: Kur ato ndodhin, rregulloni sistemin tuaj të shpërblimit dhe pritshmëritë.

    Çfarë duhet të bëj nëse trajnimi zgjat shumë?

    Trajnimi është një proces i natyrshëm që do të ndodhë për shumicën e fëmijëve në moshën 5-vjeçare.

    “Jepuni atyre kohë të arsyeshme për të zotëruar vetë stërvitjen e tualetit,” – thotë Cesa.

    Por nëse duket se nuk funksionon, bëni një pushim. Procesi mund të jetë stresues për fëmijët.

    Konsideroni gjithashtu shtyrjen e stërvitjes së tualetit menjëherë pas:

    Ndërrimit të shtëpisë;

    Divorcit;

    Ardhjes së një fëmije të vogël në familje;

    Fillimit të çerdhes;

    Pushimeve;

    Largimit nga shtëpia të një motre ose vëllai më të madh.

    Por nëse fëmija juaj ka ende vështirësi deri në moshën 4 vjeçare, konsultohuni me pediatrin tuaj. Nëse zhvillimi i tyre është normal, atyre mund t’u duhet vetëm pak më shumë kohë. Nëse tualeti është ende një shqetësim deri në moshën 5 vjeçare, pediatri juaj ose një urolog pediatrik mund të shohë të arsyeshme t’i vlerësojë ata për çështje të tjera.

    Kur do të stërvitet fëmija im gjatë natës?

    Enureza e natës është kur fëmijët lagin shtretërit e tyre. Por urinimi në shtrat nuk konsiderohet problem derisa ata të jenë 6 vjeç dhe ta lagin shtratin të paktën dy herë në muaj. Në shumicën e rasteve, urinimi në shtrat largohet pa asnjë trajtim. Por nëse fëmija juaj është më i madh ose jeni të shqetësuar, bisedoni me pediatrin tuaj.

    Si të përballem me regresin e stërvitjes së tualetit?

    Ndërsa mund të ndiheni të zhgënjyer apo edhe të frustruar, është e zakonshme që fëmijët të bëjnë hapa pas përkohësisht. Regresi është kur sjellja ndodh për disa javë, si për shembull kur 8-vjeçarja juaj lag rregullisht shtratin e saj gjatë natës, pasi kjo nuk ka ndodhur për vite me radhë.

    Nëse kjo përsëritet më shumë se një javë, konsultohuni me mjekun e fëmijës suaj.

    Pra… a mund t’i heq nga përdorimi pelenat?

    Shikoni këto piketa për të matur përparimin e fëmijës suaj:

    Urinimi në uturak është zakonisht fitorja e parë e stërvitjes. Ndërsa fëmijët e zotërojnë këtë aftësi, vazhdoni të përdorni pelena ende teksa fëmija shkon në tualet.

    Nëse dyshoni për kapsllëk, sigurohuni që fëmija juaj të hajë mjaftueshëm fruta, perime dhe ujë dhe kufizoni bulmetin.

    Koha e nevojshme për të mos urinuar asnjëherë në të brendhsme gjatë ditës mund të kërkojë disa javë, ndërsa gjatë natës deri në muaj ose dhe vite./Pernenat/

    Lajmi Paraprak

    Mesdheu | Udhëkryqi i qytetërimeve botërore

    Lajmi i rradhës

    Florian Marku, gati të mbrojë titullin në “Uembli”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë