Ndërgjegjësimi kundër dhunës në familje

    Blerita Mustafai Mazllami | Psikologe

    Dhuna në shoqërine e Republikës së Maqedonisë së Veriut është një fenomen mjaft i përhapur por jo krejtësisht i raportuar, pasi që më shumë trajtohet si problem individual dhe mbetet pas dyerve të mbyllura, mbetet si diçka që ndodhë në mes partnerëve apo anëtarëve të familjes , nuk trajtohet si problem i shoqërisë.

    Dhuna është një problem serioz shoqërorë është thelbësore të kuptohet dhe të trajtohet. Flitet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe një forme të diskriminimit që rezulton me lëndime fizike, psikike, seksuale, ekonomike, privim të lirisë, vuajtje e malltretime të ndryshme .

    Si formë më e shpeshtë e dhunës që shfaqet në shoqërinë tonë është ajo në mes burit dhe gruas, si motivimi kryesor për këtë dhunë është të ushtrojë kontrollë mbi viktimin , e cila i shkakton dëm personit të abuzuar . Më shpesh gruaja është ajo e cila përjeton ndonjë lloj forme të dhunës ,sipas të gjitha statistikave ne vendin tonë çdo e treta grua përjeton dhunë psiqike (sharje, ofendime në kontinuitet , privim i lirisë së lëvizjes, nënçmime, kërcënime, frikësime, injorim etj). Ndërsa Çdo e pesta grua ndonjëherë ka qenë fizikisht e malltretuar.

    Si forma të tjera që shfaqen si dhunë familjare është dhuna e ushtruar nga prindërit ndaj fëmijëve duke penguar zhvillimin psikofizik të tyre dhe duke dhënë shembullin më të keq të mundshëm si model për sjellje.Pasojat tek fëmijët të cilët rriten në familje dhunuese janë shumë të mëdha.
    Shfaqet edhe dhuna nga fëmijët ndaj prindërve veçanërisht kur prindërit janë më të moshuar si dhe dhuna në mes vëllezërve ose motrave.

    Ndikimet negative dhe vështirësitë që i hasin personat që përjetojnë dhunë janë të shumta ata shpesh vuajnë nga dhimbje kronike, depresion, çrregullime psikosomatike etj.
    Shpesh viktimat kërkojnë ndihmë pasi që ju shfaqen vështirësitë shëndetësore paraprakisht ata nuk kërkojnë ndihmë duke e mbajtur të fshehur problemin . Për shumë arsye një viktimë vendos të qëndrojë me një abuzues mirëpo faktorët jane individual por mund të ceken disa faktorë më të shpeshtë vlerat familjare , varësia ekonomike, paragjykimet, mospërkrahja nga ana e familjarëve.

    Dhuna familjare në shoqërinë tonë është një fenomen i cili mbetet i pa zgjidhur, mungon vullneti i institucioneve qeveritare ,gjyqësorit shtetërorë të cilët nuk marin masa të duhura në kohë dhe nuk zbatohen ligjet . Nuk i lej pa përmendur si kyçe dhe mjaft të rrëndësishme vlerat tradicionale, përkatësisht pranimin e lartë të vlerave patriarkale në martesë të cilat mund të rrënditen si ndër shkaqet kryesore të kësaj dukurie.

    Arma kryesor e çdo shoqërie për të luftuar sjellje të ulta shtazarake është arsimimi sidomos arsimimi i gruas siç shkruan edhe Sami Frashëri Ti japësh arsim një burri do të thotë të mbjellësh një peme që lëshon vetëm hije, kurse të arsimosh një grua do të thotë të mbjellësh një pemë që, përveç hijes, jep edhe fruta”./Nistori/

    Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori, sipas marrëveshjes ndërmjet tyre.

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE: Duhet të sqarohen disa dilema të cilat u imponuan në opinion

    Lajmi i rradhës

    Qyteti i Shkupit ndihmë financiare për familjet e viktimave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë