VMRO-DPMNE: Duhet të sqarohen disa dilema të cilat u imponuan në opinion

    VMRO-DPMNE për shkak se akoma në vend është ditë zie, dhe për shkak të respektit ndaj viktimave nuk ka ndërmend ta politizoj rastin, dhe as që do ta bëj në të ardhmen, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Megjithatë sipas partisë së Mickoskit opinioni pas mbarimit të zisë, nesër në një konferencë për shtyp meriton që ta mësoj të vërtetën.

    “Duhet të sqarohen disa dilema të cilat u imponuan në opinion, në tentim për tu mbuluar rasti, dhe të shmanget përgjegjësia e dikujt. Pyetjet kyçe që japin një fotografi të qartë për rastin, patjetër të përgjigjen. Jemi të tmerruar se si pushteti tenton të minimizoj përgjegjësinë, kur e dimë se të gjitha mekanizmat dhe institucione janë në duart e saj. Është më se e qartë se këto lëshime kanë zgajtur me vite, vetëm e vetëm për mosinteresimin e pushtetit, por dhe sistemi i saj i korruptuar”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    “Qytetarët prej nesër e më tej, meritojnë që ta mësojnë të vërtetën, që të mos përfundoj ky rast sikurse dhe përgjegjësia për Spitalin Modular në tetove apo aksidentin tragjik në Llaskarcë”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

    Lajmi Paraprak

    Doganierët që nuk e regjistruan daljen e autobusit të aksidentuar në Bullgari pushohen nga puna dhe do të dënohen

    Lajmi i rradhës

    Ndërgjegjësimi kundër dhunës në familje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë