Iftari është shujta që hanë myslimanët pas agjërimit të ditës në kohën e Ramazanit, menjëherë pas perëndimit të diellit. Radio Evropa e Lirë u ka hedhur një vështrim ushqimeve të përgatitura për iftar për besimtarët në botë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Myslimanët në mbarë botën festojnë Ramazanin, muajin më të shenjtë të kalendarit islamik, duke u falur gjatë natës dhe duke u përmbajtur nga ngrënia, pirja dhe aktiviteti seksual gjatë periudhës ndërmjet lindjes së diellit dhe perëndimit të diellit.
Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin islamik dhe besohet se shpallja e ajetit të parë në Kuran ishte gjatë 10 netëve të fundit të tij.
Shujta të ngrohta për iftar të blera me donacione, iu shpërndanë afro 500 njerëzve në xhaminë Jamiatul Haque në Fritaun. /REL/