NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Alternativa – ASh-së: Pse nuk e pranoni amendamentin për luftimin e korrupsionit politik?!

    Alternativa thotë se është skandaloze dhe hipokrite që Aleanca për Shqiptarët nuk e pranon amendamentin e tyre kushtetues për mos vjetërimin e veprave penale lidhur me korrupsionin politik. Siç thonë nëpërmjet një komunikate, ASh-ja nuk e pranon këtë amendament ose për shkak të frikës, ose për shkak se ashtu dirigjohen nga Artan Grubi, njofton Nistori.

    Reagimi vjen pas akuzave të ASh-së, për shkak të mos pjesëmarrjes së Alternativës në Grupin e Punës për ndryshimet kushtetuese.

    Partia e Afrim Gashit shpjegon se ata japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese, por kërkojnë të pranohet edhe amendamenti i tyre për luftimin e korrupsionit politik.

    “E kuptojmë nervozën e Aleancës. Resorët nën kompetencën e tyre po rrënohen tërësisht. Por, ne nuk mund të jemi përgjegjës për paaftësinë e tyre kadrovike dhe programore për t’u imponuar në Qeveri. Alternativa në asnjë moment nuk dëgjoi nga asnjë përfaqësues i partnerëve qeveritarë se Grupi i Punës do të merret edhe me propozime të tjera përveç me amendamentin kushtetues për përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Preambulë.” – thuhet ndër të tjera në reagimin e Alternativës.

    Derisa të jetë në rend dite vetëm ai amendament, ne edhe pa pjesëmarrje në Grupin e Punës japim përkrahje blanko për integrimet evropiane të vendit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Alternativës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | ASh kritikon Besën dhe Alternativën pse nuk dërguan përfaqësues në grupin punues

    Lajmi i rradhës

    Riemërimi i rrugëve në Tetovë, pa Badenter?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë