Sonte në Tetovë do të bëhet homazh për dëshmorin e kombit, policin Afrim Bunjaku nga Kosova

    Sonte në Tetovë në ora 19:00 te sheshi Iliria, tetovarët do të organizojnë homazh dëshmorit të kombit, policit Afrim Bunjaku që u vra dje nga terroristët sërb në Kosovë, përcjell Nistori.

    “Tetova i bashkangjitet organizimit mbarkombëtarë për t’i bërë homazh dëshmorit më të fundit të kombit, policit Afrim Bunjaku që u vra nga terroristët sërb në Kosovë! Sonte (25.09.2023) në ora 19:00 takohemi te sheshi “Iliria”, thuhet në njoftimin publik.

    Ndryshe, dje në luftimet në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës u zhvillua një konflik i ashpër i armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi terrorist serb. U vranë katër sulmues serb, dy u arrestuan dhe u sekuestrua armatim i madh. Sot poashtu u bë edhe varrimi i policit Bunjaku, por njëherit presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur edhe “Hero i Kosovës”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MUNGESA E LIBRAVE | Gjimnazistët në Tetovë do ta bojkotojnë mësimin

    Lajmi i rradhës

    Kambovski: Ndryshimet në Kodin Penal janë ndërhyrje në sistem

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë