MUNGESA E LIBRAVE | Gjimnazistët në Tetovë do ta bojkotojnë mësimin

    Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” Tetovë / Fotografi ilustruese

    Nxënësit e viteve të dyta të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” protestuan përpara objekt të shkollës, në shenjë revolte për mungesën e madhe të librave.

    Nxënësit thonë se nuk do të kthehen në mësime për aq kohë sa nuk sigurohen të gjitha tekstet shkollore.

    “Mua personalisht më mungojnë krejt librat. Me gjithë klasën time asnjë libër nuk kemi”, tha një nxënës.

    “Ajo për çka ne sot protestojmë siç e shihni edhe vetë, është grumbulli i madh i nxënësve dhe ka të bëj me bojkotimin e mësimit për mungesën e madhe të librave. E kemi paraqitur si problem se një pjesë dërmuese ka mungesë të madhe të lirave. Jemi të mendimit të mos kthehemi dhe bëjmë ftesë që të na bashkëngjiten edhe ata të tjerët. Kemi disa profesorë madje që na detyrojnë t’i bëjmë librat fotokopje”, u shpreh një nxënës tjetër.

    “E kemi lëshuar orën se s’kemi libra s’mund të mbajmë orë mësimi. Profesorët na kërkojnë libra ndërsa ne nuk kemi”, theksoi një nxënës.

    “Sot kemi dalë të protestojmë shkaku i librave se ka shumë mungesë të librave në shkollë dhe mësimi shumë dobët na shkojnë, nëse s’ka libra nuk kthehemi në orë kjo është e gjitha”, tha një nxënës.

    Drejtoresha e gjimnazit të Tetovës nuk e mbështet protestën e nxënësve. Ajo hedh dyshime se protesta është e nxitur.

    “Ne kemi një numër të vogël të librave që mungojnë por, nuk është gjendja aq alarmante sa që të bojkotojnë mësimin. Unë në këtë situatë shoh një instrumentalizim të nxënësve nga instanca të caktuara që duan të bëjnë tollovi. Informacion të tillë që detyrohen të bëjnë fotokopje nuk kam informacion të tillë”, tha Teuta Llalla, drejtoreshë e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

    Në protesta pritet të dalin edhe prindërit.

    “Kemi paralajmërime prej prindërve që thonë se do dalin në protesta sepse mungesa e librave kohëve të fundit po bëhet problematikë shumë e madhe jo vetëm në komunën tonë por në nivel të shtetit sepse procesi mësimorë pa libra nuk fillon dhe nuk mbaron si duhet”, theksoi  Nazmi Dauti, sektori për Arsim komuna e Tetovës.

    Në gjimnazin e Tetovës, mungojnë rreth 20 për qind e librave thotë drejtuesi i bibliotekës së gjimnazit, edhe përkundër faktit se porositë janë bërë në kohë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Me ditë të tëra banorët e fshatit Zhelinë janë pa ujë

    Lajmi i rradhës

    Sonte në Tetovë do të bëhet homazh për dëshmorin e kombit, policin Afrim Bunjaku nga Kosova

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë