Sot bëhet varrimi i Enisit nga Tetova, i cili u mbyt në bregdetin e Malit të Zi

    Sot në ora 19:00 në varrezat e qytetit në Tetovë, do të bëhet varrimi i 22-vjeçarit nga Tetova, Enis Halili, i cili vdiq në bregdetin e Malit të Zi, njoftojnë të afërmit e Enisit, shkruan Nistori.

    Enisi vdiq në mënyrë tragjike në plazhin Uteha në kohën e pasditës, sapo ka përfunduar edhe dita e parë e qëndrimit në Mal të Zi, pasi kishte shkuar për të punuar në sezonin e verës.

    Në momentin kur Enis Halili ka vendosur të hyjë në det për t’u freskuar, në plazh ka qenë i vendosur “flamuri i kuq” që do të thotë se noti është i ndaluar.

    Nistori ngushëllon familjarët e Enisit dhe lutemi të gjithë që ta përballojnë me durim vdekjen e djalit të tyre. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Të merren masa për të shpëtuar Liqenin e Ohrit

    Lajmi i rradhës

    Veniten shpresat për anëtarësim të shpejtë të Suedisë dhe Finlandës në NATO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë