Sot dita vendimtare për rritjen e pagës minimale në RMV

    Sot pritet të jetë dita vendimtare për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, siç kërkojnë sindikalistët. Një ditë para se ekipi ekonomik i Qeverisë t’i shqyrtojë edhe një herë të gjitha propozimet për të vendosur se cila është e pranueshme, sindikalistët kujtojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Madje, ata paralajmëruan se do të nisin grevë, gjegjësisht bllokada të fabrikave, zonave ekonomike, rrugëve nëse të enjten nuk votohet në Kuvend propozim ligji për rritjen e pagës minimale.

    “Presim që Qeveria e cila për seancën e kaluar vërtet përgatiti një analizë të përgjithshme nga e cila analizë ne edhe një herë pretendojmë se propozim ligji ynë për pagë minimale prej 18 mijë denarë që nuk mund të jetë më pak se 60 % nga paga mesatare dhe harmonizimin e pagave në sektorët tjerë në pajtueshmëri me marrëveshjen kolektive dhe ligjin është më e mira dhe kjo e konfirmon atë që Qeveria e promovoi para festave të fundvitit, fillimisht 18 mijë denarë pagë minimale dhe 22 mijë denarë deri në vitin 2024 kur edhe përfundon mandati”, tha Zllatko Cvetkovski, sekretar I Këshillit të LSM

    Punonjësit në sektorin e tekstilit gjithashtu nuk pajtohen propozimin e punëdhënësve që shteti t’i subvencionojë kompanitë private, duke shtuar se paratë nuk përfundojnë në xhepat e punëtorëve por të punëdhënsve.

    “Nuk duhet ti gënjejmë punëtorët me rritje të pagës minimale në 18 mijë denarë, shpenzimet janë shumë më të mëdha. Tashmë duhet të flasim për pagë për jetë dhe jo pagë minmale. Nuk guxon të këtë subvencionene të reja për sektorin privat. Kur kishim rritje në 12 mijë denarë, në vitin 2017, kishim subvencione ndaj firmave private dhe atëherë kishte keqpërdorime nga një pjesë e caktuare punëdhënësve. Sërish, në pakon e masave ekonomike gjatë krizës së pandemisë e dimë që një pjesë e mirë e parave përfunduan në xhepat e puëdhënësve dhe jo pnëtorëve”, tha Kristina Ampeva, industria e tekstilit

    Ndërkohë, kryeministri Kovacevski në rrjetet sociale tha se rritja e pagës minimale do të zbatohet dhe ai pret që të ketë marrëveshje pozitive por duke mos saktësuar që paga minimale të jetë 18 mijë denarë.

    Javën që lamë nuk u arrit asnjë marrëveshje për rritjen e pagës minimale pas takimit të dytë mes sindikatave, punëdhënësve dhe qeveritarëve. Sindikatat akuzuan punëdhënësit se kanë bërë propozime joserioze dhe në vend që të shohin më të mirën për punëtorët, kanë parë vetëm interesat e tyre. Për punëdhënësit nëse rritja e minimumit arrin 18 mijë denarë, atëherë Qeveria duhet t’i ndihmojë me subvencione për kontributet e punëtorëve. Për punëdhënësit është e pranueshme që paga minimale të jetë 16.300 denarë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ​Bien rezervat e gazit në depot europiane

    Lajmi i rradhës

    Georgiev: Bullgarët ishin okupatorë, jo fashistë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë