Georgiev: Bullgarët ishin okupatorë, jo fashistë

    Qasjet e ndryshme ishin arsyeja pse Komisioni i përbashkët nuk është pajtuar për tekst të përbashkët për kremtimin e Goce Dellçevit, zbulon bashkë-kryesuesi i Komisionit, Dragi Gjorgiev. Në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”, ai është shprehur se historianët bullgarë përpiqen në tekst të theksojnë se Dellçevi është rritur në kontekst shpirtëror dhe arsimor bullgar.

    “Se ai është rritur në një kontekst të tillë dhe kjo nuk është e diskutueshme për historiografinë tonë. Asnjë nga historianët tanë nuk e mohon këtë”, tha Dragi Gjorgiev- bashkë-kryesues i Komisionit të përbashkët

    Gjorgiev, nga ana tjetër, ka insistuar që në tekst të përfaqësohet një qasje moderne.

    “Duhet për Goce Dellçevin, në rekomandimin tonë që do të shkonte te qeveritë, të theksohet pse Goce Dellçevi sot është i rëndësishëm për të dyja shoqëritë”, tha Dragi Gjorgiev- bashkë-kryesues i Komisionit të përbashkët

    Bashkëkryesuesi i Komisionit shton se deklaratat e miratuara në Kuvendet e Shkupit dhe Sofjes, të cilat vendosin vijat e kuqe, krijojnë probleme në punën e historianëve.

    “Puna e Komisionit shihet vetëm nga perspektiva politike, sado të përpiqemi të dalim nga politika”, shtoi Dragi Gjorgiev – bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët.

    Në ndërkohë, me iniciativë të VMRO-DPMNE-së në Kuvend është dorëzuar edhe një Deklaratë për Goce Dellçevin. Në tribunën e sotme të kësaj partie, të pranishmit kërkuan që Deklarata të marrë mbështetje.

    “Zgjedhja e Dellçevit si një gur stërkëmbës mes dy vendeve tona dhe interpretimi i tij politik është vërtet jo vetëm e pakëndshme, por edhe e papranueshme nga pikëpamja historike, do të thosha nga pikëpamja shkencore dhe filozofike”, tha Marjan Gjorçev, ish-ambasador në Sofje

    Nga LSDM-ja, nga ana tjetër, informuan se grupi i tyre parlamentar këto ditë do ta komentojë Deklaratën e Dellçevit. Më herët, presidenti Stevo Pendarovski tha se nuk është e nevojshme, sepse në Deklaratën e miratuar, si vijë e kuqe, tashmë është shënuar identiteti, ku është përfshirë edhe personazhi i Goce Dellçevit. 

    Lajmi Paraprak

    Sot dita vendimtare për rritjen e pagës minimale në RMV

    Lajmi i rradhës

    Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Shkallët Spanjolle”, Janakieski në izolim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë