Sot VMRO-DPMNE fillon me protesta, do të bllokohen disa rrugë në Shkup

    Prej sot, nesër, dhe të enjten (8-10 qershor) nga ora 15:00 deri në orën 17:00 do të ketë bllokada në disa rrugë të Shkupit, kjo për shkak të protestave të paralajmëruara nga VMRO-DPMNE. Do të bllokohen udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Goce Dellçev” dhe “Kërste Petkov Misirkov”, udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Kliment Ohdriski” dhe rrugës “Kiril dhe Metodi”dhe udhëkryqi ndërmjet rrugës “11 tetori” dhe “Filipi i Dytë Maqedonas”, përcjell Nistori.

    “Ju informojmë se në Shkup më 8, 9 dhe 10 qershor (e martë, mërkurë dhe enjte) në periudhën prej 15:00 deri 17:00 është paraqitur protest e organizuar nga partia politike VMRO-DPMNE”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë.

    Policia u bën thirrje qytetarëve të respektojnë punonjësit policor që janë përgjegjës për rregullimin e komunikacionit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tetovë, vdekshmëria ende në nivel të lartë nga ndotja e ajrit

    Lajmi i rradhës

    Sa fibra duhet të hani për një stomak të shëndetshëm?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë