Sot fillon iniciativa e mbledhjes së nënshkrimeve për referendum kundër digjitalizimit të librave

    Nisma qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” prej sot (05.25.2021) deri të enjten (05.27.2021) në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Shkup dhe Manastir duhet mbledhin 100 nënshkrime për inicimin e një referendumi për librat digjital, njofton Nistori.

    “Nënshkrimet nuk janë mbledhur para një institucioni të autorizuar – njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, ku duhet të nënshkruhen gjatë orarit të punës dhe duhet vulë nga institucioni. Kjo është procedura, në atë mënyrë duhet të mblidhen 100 nënshkrime. Kur iniciativa të jetë në rregull, duhet ta paraqesin në Kuvend dhe brenda dy ditësh Komisioni për sistemin politik dhe komisioni juridiko-ligjvënës duhet të sjellin vendim për urdhër. Nëse dorëzohet në mënyrë të rregullt, procedura vazhdon më tej dhe dy komisionet i dërgojnë raport kryetarit të Kuvendit”, shpjegoi gjatë refuzimit deputetja Sonja Mirakovska, kryetare e Komisionit për sistemin politik.

    Prindërit që kërkojnë tërheqjen e Ligjit për tekstet shkollore, disa ditë më parë në Kuvend paraqitën iniciativë për referendum, nga ku prisnin dritë jeshile për fillim të mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve për zhvillimin e një referendumi në nivelin shtetëror.

    Ndryshe, sipas propozim-ligjit për librat dhe materialet shkollore në arsimin e mesëm dhe fillor, nga viti 2021/2022 do të përdoren librat digjital, fillimisht në klasat e katërta, ndërsa në vitet e ardhshme edhe në klasat më të larta, si dhe arsimin e mesëm.

    Sipas propozim-ligjit, nxënësit deri në klasën e tretë do të vazhdojnë të mësojnë me libra të shtypur në letër. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çka është edukata seksuale gjithëpërfshirëse?

    Lajmi i rradhës

    Zekthi: Pse nuk ka një ‘non grata’ për Ramën!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë