Çka është edukata seksuale gjithëpërfshirëse?

    Ekzistojnë shumë përkufizime të edukimit seksual. Ky artikull shtjellon fokusim e edukimit seksual gjithëpërfshirës.

    Edukimi gjithëpërfshirës seksual është edukim mbi njohuritë dhe aftësitë të cilat mundësojnë zhvillimin e shprehive, qëndrimeve, cilësive, vlerave dhe sjelljeve për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm.

    Përfshin informata empirikisht të sakta në lidhje me zhvillimin njerëzor, anatominë dhe shëndetin riprodhues, si dhe informata në lidhje me kontracepsionin, lindjen e fëmijës dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST), përfshirë HIV-in.

    Po ashtu kjo shkon përtej informacioneve që janë thjesht biologjike duke u ndihmuar të rinjve që të eksplorojnë dhe të zhvillojnë vlera pozitive në lidhje me shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues.

    Ky edukim përfshin diskutime në lidhje me jetën familjare, marrëdhëniet, kulturën dhe rolet gjinore, dhe gjithashtu adreson të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe kërcënime të tilla si diskriminimi dhe abuzimi seksual.

    Po ashtu, u ndihmon të rinjve që të zhvillojnë vetëvlerësim dhe aftësi jetësore që e inkurajojnë të menduarit kritik, komunikimin e qartë, vendimmarrjen e përgjegjshme dhe sjellje të respektueshme.

    Edukimi gjithëpërfshirës seksual:

    Nxit respektin për të drejtat e njeriut dhe diversitetin.

    Inkurajon aftësitë e të menduarit kritik dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje.

    Zhvillon qëndrime që promovojnë barazinë dhe përfshirjen gjinore.

    Komunikon me një qasje pozitive të ciklit jetësor ndaj seksualitetit.

    Përmban informacion shkencërisht të saktë.

    Ofron një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm të të mësuarit.

    Përfshin metodat pjesëmarrëse të mësimdhënies për të ndihmuar në forcimin e aftësive të komunikimit dhe aftësive vendimmarrëse.

    Adreson pabarazinë gjinore, dobësitë, përjashtimin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, përfshirë dhunën me bazë gjinore dhe abuzimin seksual.

    Edukimi gjithëpërfshirës seksual luan rol vendimtar në adresimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve. /Grazeta/

    Lajmi Paraprak

    MPB do të konfiskojë motoçikletat e zhurmshme për shkak të shpejtësisë

    Lajmi i rradhës

    Sot fillon iniciativa e mbledhjes së nënshkrimeve për referendum kundër digjitalizimit të librave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë