Kan nisur sot punimet për ndërtimin e interkonektorit me Greqinë, gazsjellësi që kap vlerën e investimit prej 60 milion euro. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ky investim është hap i madh drejtë pavarësisë energjetike. Ndërkohë zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti deklaroi se përfitimi më i madh nga ky projekt është ajri i pastër dhe cilësia e jetës për qyteatrët. Në përurimin e punimeve morri pjesë edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler.
“Nuk është vetëm invesim në gypa dhe beton, por një hap i madh në pavarësinë energjetike, stabilitetin e vendit, zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen progresive. Përmes këtij projekti dhe lidhjeve që paralajmërohen të bëhen në të ardhmen nga vendet fqinje, neve do të jemi kryqëzimi strategjik i cili do të sjellë dobi të mëdha në rajon por para se gjithash në ekonominë tonë”, tha Hristijan Mickosi, Kryeministër.
“Përfitimet janë të qarta dhe konkrete. Përmes gazifikimit, do të zëvendësohen burimet më ndotëse të energjisë si druri, mazuti dhe qymyri me gazin natyror, një alternativë më e pastër, më efikase dhe më e sigurt për mjedisin dhe shëndetin publik. Kjo do të përkthehet në ajër më të pastër, ulje të nivelit të grimcave PM, komuna më të shëndetshme dhe kushte më të mira jetese për qytetarët tanë”, shtoi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër. /Alsat/