Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes për hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, kështu që çdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentesh apo policor.

    Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt më 20 qershor 2022 në Prishtinë.

    Në këtë mbledhje u bë e ditur se duke filluar nga “1 qershori deri më 30 shtator të gjithë qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria çdo fundjavë do të kalojnë në kufijtë e dy vendeve pa pengesa.

    “Prej 1 qershorit deri më 30 shtator, për çdo fundjavë, në kufijtë tonë, qytetarët do të kalojnë pa qenë nevoja të kontrollohen”, ishte shprehur ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

    Ndërsa, ministri Xhelal Sveçla tha Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

    “Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, qoftë në luftimin e veprimeve ilegale. Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen që deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtë të kufirit”, ishte shprehur Sveçla.

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, MPJ dënon ashpër gjuhën e urrejtjes në Kuvendin Popullor të Bullgarisë

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq: Jam i ngopur nga lojërat e BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë