Sot mbahet kongresi i jashtëzakonshëm i ASh-së, i thirrur nga Ziadin Sela

    Me fillim në ora 13:00 në sallën e Operas dhe Baletit do të mbahet Kongresi IV i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët, nga krahu i Ziadin Selës. Kjo ngjarje është pjesë e zhvillimeve të fundit në partinë që dikur drejtonte Sela.

    Në statusin e tij në Facebook Sela ka thënë se “Çdo informatë tjetër që qarkullon ndryshe nga kjo informatë zyrtare, është e rreme dhe tentim për mashtrim dhe defokusim të anëtarësisë”.Kjo iniciativë e Selës vjen si kundërpërgjigje ndaj kongresit të organizuar nga Taravari, në të cilin delegatët që morën pjesë në konfirmuan kandidaturën e Arben Taravarit për president të vendit. Gjithashtu, ata kanë shfuqizuar vendimet që javën e kaluar miratoi Kuvendi partiak në krye me Ziadin Selën.

    Ky moment është i rëndësishëm për subjektin politik dhe mund të ketë ndikim në politikën e vendit, pasi që dje ASh-ja nënshkroi deklaratën për bashkëpunim me bllokun opozitar shqiptar.

    Lajmi Paraprak

    Në Bern të Zvicrës dhe Bon të Gjermanisë, hapen stacione shtesë për lëshimin e pasaportave

    Lajmi i rradhës

    Në OKB pritet të votohet për një armëpushim në Gazë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë