Sot pritet që qeveria të shpall gjendje të krizës energjetike

    Fotografia: Nistori

    Qeveria, sipas paralajmërimeve, sot në mbledhje duhet të shpallë gjendje krize në sektorin energjetik në mënyrë që të injektohen mjete buxhetore drejtpërdrejtë në kompanitë energjetike.

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi paralajmëroi se Qeverisë do t’i propozohet të shpallë gjendje krize në sektorin energjetik, si dhe se ka mjete për t’u investuar, ndërkaq varësisht nga ajo se sa janë nevojat e kompanive energjetike, aq mjete do të rikahëzohen drejtpërdrejtë nga Buxheti.

    “Për momentin nuk janë paraparë masa restriktive, por do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik me qëllim që të mund të injektohen mjete buxhetore drejtprëdrejt në kompanitë energjetike në vend, përfshirë edhe EEM-në dhe MEPSO-n në mënyrë që të rritet likuiditeti i tyre, që të mund të intervenohet në importin e rrymës”, deklaroi kohë më parë Bekteshi.

    Në Buxhet, siç tha, për momentin ka 100 milionë euro në dispozicion të cilat nuk janë shfrytëzuar nga fondi për përballje me pandeminë e kovid-19.

    Qeveria më 30 tetor miratoi Dekretin për shpallje të gjendjes së krizës gjatë mungesës së energjisë elektrike, ndërkaq siç sqaruan atëherë nga Ministria e Ekonomisë ai është sjellë me qëllim të harmonizimti të tij me dispozitat e Ligjit për energjetikë. “Dekreti paraprak ishte miratuar në vitin 2012 dhe në të nuk ishin harmonizuar dispozitat e reja për tregjet e energjisë elektrike. Vazhdimisht e ndjekim gjendjen në sektorin elektroenergjetik, për momentin ka mjaft sasi të energjisë elektrike, deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës për amvisëritë”, potencuan nga Ministria e Ekonomisë.

    Në përfshirjen e këtij Dekreti, siç informuan nga Ministria e resorit, janë përcaktuar edhe të drejtat dhe obligimet e pjesëmarrësve në treg në kushte të gjendjes së krizës dhe janë përfshirë të gjithë pjesëmarrësit e tregut, e jo si më parë vetëm kompanitë shtetërore energjetike.

    Shpallja e gjendjes së krizës në sektorin energjetik kohë më parë kërkoi edhe komuniteti afarist.

    Lajmi Paraprak

    Edhe pak ditë duhet patjetër të keni pajisjet dimërore

    Lajmi i rradhës

    Moraçanin: Ne nuk votojmë për rrëzimin e qeverisë, por presim që Zaev të jep dorëheqje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë