Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut sot organizon procesin zgjedhor për qytetarët e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosur që kanë të drejtë vote në katër komuna.
“Sot votojnë personat e sëmurë, personat e pafuqishëm dhe personat që vuajnë dënim me burg për Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupa”, raportoi KShZ-ja.
Sot votojnë 249 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, më shumë se gjysma në Gostivar. Të drejtën e votës sot e shfrytëzojnë edhe 94 persona që vuajnë dënimin me burg ose paraburgim.
Të dielën, më 11 janar, do të mbahen zgjedhje të përsëritura për kryetar komune në katër komuna në vend – Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishte dhe Qendër Zhupë. Fushata zgjedhore njëzetditore përfundoi dje (09.01) në mesnatë, pas së cilës fillon heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në fund të votimit, të dielën në orën 19:00.





