Spanja fiton Euro 2024

    Spanja ka fituar Kampionatin Evropian të Futbollit, Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2 me 1 në finale ekipin kombëtar të Anglisë.

    Kjo është hera e katërt që Spanja shpallet kampione evropiane në futboll – më shumë se çdo kombëtare tjetër.

    Në finalen e zhvilluar në Berlin, më 14 korrik, Spanja kaloi e para në epërsi në minutën e 47 me një gol të Nico Williamsit.

    Por, në minutën e 73, Cole Palmer shënoi për Anglinë, duke barazuar rezultatin.

    Golin e fitores për Spanjën e shënoi Mikel Oyarzabal në minutën e 86-të, duke ia pamundësuar Anglisë që për herë të parë të fitojë Kampionatin Evropian të Futbollit.

    Spanja kishte fituar Kampionatin Evropian të Futbollit edhe më 1964, 2008 dhe 2012. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Akullore shtëpie me katër shije të ndryshme

    Lajmi i rradhës

    Alfred Belerit i lejohet të shkojë në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë