Reagon Alternativa në Tetovë: “Elem Turs”, mos i përjashtoni punëtorët

    Reagon kryetari i Alternativës në Tetovë: “mos i përjashtoni punëtorët!”


    Kryetari i degës së Alternativës- Tetovë, Jusuf Abduli, ka reaguar pas paralajmërimit se me mbylljen e kompanisë “Elem Turs” dhe me ardhjen e investitorëve të re, punëtorët që me vite kanë punuar aty do të japin dorëheqje nga vendet e punës së përhershme dhe do të nënshkruajnë kontrata të përkohshme nga tre muaj.


    “Duke qenë gjithnjë në anën e punëtorëve, në emrin tim dhe të Alternativës – Dega Tetovë gjykoj se as borxhi i akumuluar në ndërmarrjen “Elem Turs” e as kërkesa e investitorit italian që të ketë ndërmarre pa borxhe nuk janë arsye që të penalizohen punëtorët me largim nga puna. Ata kanë marrëveshje për punë në kohë të pacaktuar ose të përhershme, andaj nuk është e drejtë që të përdoret si alibi borxhi që punëtorëve të kompanisë “Elem Turs” t’u prishen vendimet e përhershme të punës në Kodrën e Diellit. Cili është kuptimi i investimeve të huaja nëse në këtë mënyrë dëmtohen pikërisht punëtorët?! Kjo i bie se shteti, duke dashur t’i rregullojë vetullat, po i heq sytë – në vend se me investimin e ri të hapë edhe 25 vende të reja pune, ky investim po bëhet duke i djegur edhe ato 25 vende aktuale të punës”, thotë në reagimin e tij Jusuf Abduli.


    Ai shton se e gjithë kjo tregon se ky pushtet nuk e ka prioritet qytetarin dhe hallin e familjeve se kah do t’ia mbajnë ata kryefamiljarë që mbeten pa punë, por mbase ndonjë përqindje nga kontrata e realizuar më këtë investitor.

    “Sidoqoftë, vitin e ardhshëm ne do të jemi në qeveri dhe, pos tjerash, edhe kjo kontratë investimi do të jetë në fokusin e revizionit, për të parë se kush ka abuzuar sot me këta punëtorë”, ka deklaruar Abduli. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shoqëri e sëmurë…

    Lajmi i rradhës

    Deponia në Zhelinë, kokëçarje për banorët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë