Spasovski: Gjuha shqipe në uniformat e policisë në vitin 2023

    Oliver Spasovski / Fotografia: AIM

    Janë duke u kryer të gjitha procedurat, që në mars të viti 2023 uniformat e policisë do të jenë në dy gjuhë, kështu u shpreh ministri i Punëve të brendshme Oliver Spasovski, në “Rruga drejt”, në Alsat, përcjell Nistori.

    “Kjo rregullore ka hyrë në fuqi në ditën e tetë nga që ka kaluar dhe do të fillojë të zbatohet, më së voni një vit nga hyrja në fuqi, përkatësisht më së vonti 26 mars 2023”, tha Oliver Spasovski.

    Spasovski shtoi se të gjitha përgatitjet janë duke i bërë, që uniformat e policisë në çerekun e parë të vitit 2023 të jenë në dy gjuhë.

    A ndikojnë zhvillimet në veri të Kosovës edhe në Maqedoni të Veriut?

    I pyetur për situatën aktuale në veri të Kosovës, si dhe ndikimin eventual në Maqedoni të Veriut,  vlerësoi se sigurisht që çfarëdo krize dhe kudoqoftë që ndodhë, mund të ketë efekt në shtetin tonë.

    “Çdo llojë krize që paraqitet si afër edhe më gjerë, sigurisht se do të kenë efekt.  Efekti mbi sigurinë ka agresioni Rusisë mbi Ukrainën. Edhe në rajon çdo ngjarje që ka të bëjë me marrëdhëniet politike, të cilët mund të jenë tregues serioz të cenimit të sigurisë, mund të ndikojnë edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski.

    Prandaj, shtoi ministri Spasovski se në Ministrinë e Punëve të Brendshme ekziston një Shtab i Krizës, i cili parasegjithash e vlerëson gjendjen e agresionit Rus mbi Ukrainë, por edhe ngjarjet tjera që ndodhin në rajonin tonë.

    Prej ku burojnë kërcënimet për bomba?

    Në lidhje me kërcënimet për bomba, Spasovski tha se kanë informacione se nga vijnë këto e-maila.

    “Kemi informacione se nga vijnë dhe si vijnë këto e-maila, por sigurisht se duhet edhe ndihmë ndërkombëtare, që t’i vërtetojmë këto dëshmi”, tha Spasovski.

    Lajmi Paraprak

    “Rrogat e pensionet nuk dalin për asgjë” – Masat e Qeverisë, të pafuqishme përballë shtrenjtimeve

    Lajmi i rradhës

    Qeveria nuk ka përgjigje për mungesën e ilaçve të pacientëve me kancer dhe sëmundje të rralla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë