Spasovski: “Kamera trupore” për policinë rrugore dhe kufitare për transformim digjital të MPB-së

    Oliver Spasovski / Fotografia: AIM

    Këtë vit është rrumbullaksuar projekti për incizim me kamera mobile të dedikuara për njësitë për komunikacion dhe Sektorin për punë kufitare, i cili është komplementuar në transformimin digjital të MPB-së, njoftoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

    “Të a.q. kamera trupore paraqesin barrierë kundër korrupsionit, me çka praktikisht i mbrojmë edhe qytetarët edhe policinë – i përjashtojmë subjektivitetet njerëzore në të cilat jemi të mësuar me vite të tëra mbrapa!, thekson Spasovski në postim.

    Ai potencon se sistemi i incizimit me kamera gjatë kundërvajtjes së bërë eventuale, nënkupton dënim joslektiv dhe transparent gjatë ndëshkimit dhe secili që nuk i respekton rregullat e qarkullimit do të mbajë përgjegjësi.

    “Vazhdojmë me proceset e digjitalizimit dhe shuarjes së korrupsionit, së bashku me partnerët tanë nga ShBA-ja, të cilët e mundësojnë këtë donacion të vlefshëm prej një milion e gjashtëdhjetë e një mijë dollarë amerikanë, projekt i programit ICITAP të Sektorit për drejtësi të qeverisë së ShBA-së”, shton Spasovski në postim.

    Lajmi Paraprak

    Çmimet europiane të gazit janë rreth dhjetë herë më të larta se niveli i tyre mesatar

    Lajmi i rradhës

    Kërkohet zgjidhje për zhbllokimin e ambasadorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë