Spasovski komenton koalicionin me BDI-në në zgjedhje!

    Po punohet me dinamikë të përshpejtuar që qytetarët të furnizohen me dokumente personale dhe se 12 shkurti nuk është data e limitit, pasi dokumentet do të lëshohen edhe pas kësaj date, ka siguruar i parë i Policisë, Oliver Spasovski për TV21, përcjell Nistori.

    “Unë duhet të them se deri më tani kemi rreth 1 milion e 210 mijë pasaporta që janë ndryshuar në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe gjithashtu rreth 1 milionë e rreth 100 mijë letërnjoftime dhe rreth 540 mijë patentë shoferë.

    Opozita akuzon se do të shkelet limiti për dokumentet personale?

    “E para nuk ka limit. Afati është deri më 12 shkurt, megjithatë lëshimi i dokumenteve personale vazhdon edhe pas 12. Të mos krijohet pasqyrë në publik se pas 12 nuk do të ketë ndryshime të dokumenteve”, shtoi Spasovski.

    Spasovski ka folur për garat në zgjedhjet parlamentare dhe koalicionin me BDI-në. Ai tha se në politikë në përgjithësi të gjitha vendimet duhet të sillen sipas analizave të bëra, të cilat sërish duhet të sjellin rezultate zgjedhore si fitore.

    “Për momentin punohen në një analizë në parti dhe këtu duhet të merren vendime se si do të dukeshin koalicionet”, tha Spasovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rezultatet e PISA / Ndryshime të Ligjit për arsim të mesëm

    Lajmi i rradhës

    Lista Serbe: Vendimi i BQK-së për dinarin rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë