Spasovski: Me protokollet e reja u intensifikuan hetimet dhe arritëm në rezultate

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski lidhur me atë se deri ku është shtrirja e hetimeve për alarmet e rreme për bomba tha se është me rëndësi të theksohet se me veprimet aktive të shërbimeve, MPB dhe AKS për inteligjencë dhe të gjithë që angazhohen në parandalimin e këtyre llojeve të kërcënimeve kibernetike, kanë arritur përmes ndryshimit të protokollit që të adaptohet mënyra e punës së shërbimeve për gjendjen e krijuar.

    “Kishim protokolle dhe udhëzime që janë shkruar në vitet e ’90-ta në bazë të mundësive dhe përvojave të asaj kohe, për shembull, raporti elektronik nuk ka qenë fare pjesë e protokollit, por thjesht marrja e informacionit. Tani protokolli është konform më kohën e re në të cilën merren të gjitha llojet e mundësive të komunikimit, ndërsa ajo që është shumë e rëndësishme me këto protokolle, vlerësohet rëndësia e informacionit, pra mundësia e një kërcënimi të mundshëm. Kemi një nivel të ulët, të mesëm dhe të lartë të një kërcënimi të tillë e cila vlerësohet dhe në bazë të asaj edhe veprohet. Protokollet janë krijuar që të mund të jemi më të shpejtë dhe më efikas dhe protokollet praktikisht nuk janë krijuar që ne të fshehim ndonjë informacion, por thjesht të veprohet edhe për çdo veprim të mund ta informojmë publikun”, ka thënë Spasovski.

    Ai kujtoi se dy ditë pas miratimit të protokolleve të reja kemi pasur alarme, ditën e parë në tri shkolla, pastaj edhe në një shkollë tjetër dhe këtu, siç tha ai, “i gjithë procesi u ndal sepse nga njëra anë u intensifikuan hetimet dhe arritëm në rezultate”.

    “Ka punë që ende janë në ekspertizën e materialeve, sepse janë vërtet materiale voluminoze që duhet të përfundojnë me ekspertizë në mënyrë që të mblidhen të gjitha provat edhe për ngritjen e kallëzimeve penale. Pres që në çdo kohë të mund ta mbyllim atë proces, ashtuqë ajo pjesë e procedurave që mundësoi sigurimin e provave përkatëse që mund të vlerësohen nga prokuroria më tej dhe në gjykatë, janë procedura në nisje”, ka thënë Spasovski në Shtip.

    Lajmi Paraprak

    Shkeljet në konkursin e UT, ministri Shaqiri nuk e sheh të arsyeshëm sanksionimin

    Lajmi i rradhës

    ARDIAN NUHIU EMËROHET TRAJNER I SHKËNDIJËS

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë