Spasovski në ShBA: RMV nuk ka alternativë tjetër përveç BE

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se vizita në ShBA ka qenë në frymën e avancimit të marrëdhënieve tona dhe si të përforcohet madje ai bashkëpunim, shkruan AIM, percjell Nistori.

    Në intervistën për Zërin e Amerikës, Spasovski deklaroi se bisedimet me Xhejms O’Brajan, ndihmës sekretar i shtetit amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe me të gjithë përfaqësuesit e tjerë të administratës shtetërore kanë pasur për qëllim edhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

    “Bisedimet edhe me z. O’Brajan dhe me të gjithë përfaqësuesit tjerë të administratës ishin në drejtim të luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Ajo që është e shëndetshme të bëhet për shkak të shoqërisë maqedonase, qytetarët maqedonas, kjo ishte njëri nga angazhimet. E informova z. O’Brajan për aktivitet të cilat po i ndërmerr Qeveria në këtë pjesë, për përgatitjen e zgjidhjeve ligjore të cilat do t’i trajtojnë personat të cilët gjenden në listën e zezë të SHBA-së, për pamundësinë për pjesëmarrje në funksione publike dhe në tenderë për furnizime publike”, tha Spasovski, duke shtuar se qëndrim i përbashkët është se perspektiva evropiane nuk ka alternative për vendin.

    Qëllimi i kësaj vizite, sipas tij ishte në frymën e avancimit të marrëdhënieve tona dhe si të përmirësohet ky bashkëpunim. 

    “Domosdo duhet të them se edhe me përfaqësuesit e Departamentit për Punë të Brendshme të SHBA-së, me zëvendësprokurorin publik, drejtorin e ICITAP-it, takime të jashtëzakonshme dhe në të cilat u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm, për atë se për çfarë dhe si duhet të jemi të orientuar në të ardhmen. Gjithsesi se pioritetet në pjesën e sigurisë janë të njëjta. Kam nderin që u takova me zëvendësekretarin e shtetit Xhejms O’Brajan, kishim tema për të cilat biseduam për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Spasovski. 

    Gjatë kësaj, sqaron ai në takimet është biseduar për shumë tema, ndër të tjera edhe për prioritetin kryesor të MPB-së dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit.

    “Biseduam edhe për atë se perspektiva evropiane nuk ka alternativë për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithçka duhet të bëjmë me vendosmëri dhe me guxim të hapërojmë në drejtim të BE-së. E informova z. O’Brajan dhe përfaqësuesit tjerë me të cilët u takova edhe për përparimin në luftë kundër korrupsionit, cilat masa po i ndërmarrim, efikasitetin në këtë pjesë.

    Dhe, gjithsesi angazhimin e shprehur nga ana e tyre të jenë krah për krah dhe të na ndihmojnë në përforcimin e kapaciteteve të institucioneve tona që të përballemi me sfidat”, tha ministri Spasovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Geer: të trajtohen me prioritet rekomandimet e KE-së për luftën kundër korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    BE-ja drejt një vendimi historik – A do të përdoret “Neni 7” famëkeq ndaj Hungarisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë