Geer: të trajtohen me prioritet rekomandimet e KE-së për luftën kundër korrupsionit

    Bashkimi Evropian pret të trajtohen me prioritet rekomandimet nga raporti i Komisionit Evropian sa i takon luftës kundër krimit dhe korrupsionit nga Këshilli gjyqësor por edhe nga qeveria e re pas zgjedhjeve. Këtë e deklaroi ambasadori Dejvid Gir, në intervistë për AIM.

    “Gjykata Administrative solli vendim që Vesna Dameva të rivendoset në pozitën e kryetares së Këshillit Gjyqësor. Tani është një mundësi e vërtetë për Këshillin gjyqësor që të veprojë për rekomandimet për të cilat ka mundësi. Një hap përpara do të ishte të fillojnë të zbatojnë rekomandimet. Pastaj, realiteti për të cilin do të flasim për një skenar pas zgjedhjeve do të ishte që qeveria e re, cila do që të jetë ajo, dhe parlamenti i ri të veprojnë dhe të sigurohen dhe rekomandimet tjera merren në konsideratë dhe zbatohen”, tha Dejvid Gir, Ambasador i BE-së.

    Gir deklaroi se shqetësimet për ndryshimet në Kodin penal u konfirmuan pasi shihet rritje e rasteve të pandëshkueshmërisë dhe se ligji ka boshllëqe të cilat duhet të mbyllen. Ambasadori evropian shpreson se puna e mirë e Komisionit për parandalimin e korrupsionit do të vazhdojë edhe nga përbërja e re që do të marrë detyrën në shkurt.

    Sa u takon zhvillimeve të fundit në navigacionin e Maqedonisë, Ambasadori Gir thotë se shteti duhet të sigurojë këtë objekt të infrastrukturës kritike dhe punësimet të bëhen pa ndikime politike.

    “Është imperativ që punësimet në institucionet publike të bëhen në bazë meritore, gjegjësisht kualifikime, përvojë dhe aftësi, jo në bazë të përkatësisë politike ose lidhjeve personale. Gjithashtu kemi thënë se ka detyrime ndaj shtetit që të ndjekë rregullat e BE-së veçanërisht që lidhen me menaxhimin e shërbimeve të navigavionit. Posaçërisht shteti duhet të sigurojë një nivel të kënaqshëm pavarësie të menaxhmentit të navigacionit dhe duhet të sigurojë që punësimet brenda këtij shërbimi të jenë në harmoni me kualifikimet ligjore kurse burimet njerëzore duhet të menaxhohen në atë mënyrë që para së gjithash të respektohet siguria dhe efikasiteti i institucionit”, shtoi Dejvid Gir, Ambasador i BE-së.

    Gir kujtoi se BE-ja ka kërkuar që të hetohen dyshimet për punësime politike në M-NAV dhe dyshimet për sulmin e kryer ditë më parë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si ta dini a është mjaft ngrohtë bebja juaj?

    Lajmi i rradhës

    Spasovski në ShBA: RMV nuk ka alternativë tjetër përveç BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë