Spasovski për nipin e Ali Ahmetit: duhet të merren parasysh të gjitha faktet, Prokuroria do të vendosë më tej

    Oliver Spasovski, ministër i MPB / Fotografia: Facebook Oliver Spasovski

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, për mjetet piroteknike të gjetura në veturën e Drin Ahmetit nga Zajasi, gjegjësisht nipit të Ali Ahmetit, sot deklaroi se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga policia dhe se Prokuroria Publike duhet të vlerësojë se si do ta procedojë këtë rast, përcjell Nistori.

    “Për rastin konkret kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme nga ana e policisë. Të gjitha sendet që janë gjetur janë konfiskuar dhe parashtresa është dorëzuar në Prokurorinë Publike, e cila do të vlerësojë se si do të procedohet me gjithë këtë rast”, tha Spasovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë parashtrese do të bëhet dhe për çka do të akuzihet Drini Ahmeti.

    Spasovski theksoi se për dyshimet e tyre kanë dorëzuar raport në Prokurorinë Publike.

    “Të gjitha këto fakte dhe prova duhet të merren parasysh dhe në bazë të tyre do të merren vendimet nga Prokuroria Publike”, sqaroi ministri i Punëve të Brendshme.

    Spasovski, pas vizitës në qendrën policore “Gjorçe Petrov”, theksoi se fushata që e realizuan së bashku me Klinikën për kirurgji plastike dhe rekonstruktive vërtet dha rezultate, kështu që këtë vit asnjë person nuk është lënduar nga mjetet piroteknike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në natën e ndërrimit të vitit, Toksikologjia ka pranuar 23 pacientë të alkoolizuar

    Lajmi i rradhës

    Makinat me targa RKS lëvizin lirshëm në Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë