Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski ka folur për arsyet e rezultatit katastrofik të LSDM-së në zgjedhje.
Ai në emisionin “Click Plus”, si një nga arsyet e ka përmendur sjelljen e partnerit të koalicionit, BDI, për rezultatin e LSDM-së.
“Ka disa arsye për një rezultat të tillë, por nëse duhet të veçojmë disa, ato janë vetë organizimi i partisë për të bërë gjërat më të vështira që vendi të mund të ecë përpara, dhe kjo është marrëveshja me Bullgarinë, për të cilën u përfol gjatë gjithë kohës nga publiku”.
“Sjellja e BDI-së me LSDM-në, në përputhje me gjendjen në vend. Ngjarjet që na kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve, mendoj se kanë ndikim të madh”, tha Spasovski.