Spasovski u bën thirrje qytetarëve që t’i ndërrojnë tani pasaportat për shkak të tollovisë gjatë verës

    Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski apeloi deri te qytetarët që t’i kontrollojnë pasaportat e tyre dhe nëse kanë nevojë t’i ndërrojnë ato, ta bëjnë tani, për të shmangur kaosin dhe radhët e gjata gjatë verës.

    “Në vitin 2021 janë lëshuar 321.216 letërnjoftime dhe 346.773 pasaporta. Për periudhën 01.01.2021-31.12.2021 kemi një numër të shtuar të aplikimeve për pasaportë, pra mesatarja aktuale në muaj është 18.000-24.000 aplikime. Ministria e Brendshme ka përgatitur vazhdimisht dokumente personale në periudhën 05.07.2021 deri më 31.12.2021: 203,442 pasaporta dhe 167,558 karta identiteti. Shifrat tregojnë se objektet janë shfrytëzuar maksimalisht, me dy turne dhe në fundjavë”, ka shkruar Spasovski në Facebook.

    Lajmi Paraprak

    Asetet ruse të familjes së presidentit të Kazakistanit

    Lajmi i rradhës

    Petkov: Bashkëpunimi Shkup-Sofje, do të jetë real

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë