Spitalet e vendit po zbrazen nga të infektuarit me Covid-19

    Foto ilustruese

    Në RMV, aktualisht janë duke u trajtuar 391 pacientë në repartet infektive nga Covid-19 dhe ka rreth 450 shtretër të zbrazët, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, përcjell Nistori.

    Në 24 orët e fundit në qendrat për Covid-19 në Shkup janë shtruar gjashtë pacientë të ri për shkak të ndërlikimeve nga virusi. Gjithsej, 151 pacientë janë duke u trajtuar në repartet e sëmundjeve infektive të kryeqytetit. Ndërsa në qendrën për Covid në SPSH “8 Shtatori” janë pranuar shtatë pacientë, si dhe gjashtë në Klinikën për Sëmundje Infektive.

    Në repartin e sëmundjeve interne janë duke u trajtuar 31 pacientë, në SPSH “8 Shtatori” ka gjithsej 53 pacientë dhe në Klinikën për Sëmundje Infektive, 67 pacientë.

    Në spitalet e vendit trajtohen gjithsej 240 pacientë. Në Manastir – 26 pacientë, në Shtip – 28, në Tetovë – 5, në Veles – 29, në Kumanovë – 43, në Ohër – 29, në Prilep 15, në Strugë – 19, në Strumicë – 14, në Gostivar, Koçan, Kërçovë dhe në Kavadarci nga 7, në Gjevgjeli – 4 pacientë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Njihuni me llojet dhe simptomat e depresionit

    Lajmi i rradhës

    Përfitimet e shumta shëndetësore nga leximi i librave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë