Spitali Al-Quds i Gazës përballet në çdo moment me kërcënimin e bombardimeve izraelite

    • Pas disa ditësh paralajmërimesh, spitali Al-Quds i Gazës përballet me kërcënimin e bombardimeve të mundshme “në çdo moment”, thotë drejtori i medias i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze për Al Jazeera, përcjell Nistori.
    • Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh dhe ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian diskutojnë mënyrat për të ndaluar “krimet brutale” të Izraelit, thotë Hamasi në një deklaratë.

    Afërsia e spitaleve Al-Shifa dhe Al-Quds të Gazës u godit nga sulmet izraelite

    Sulmet ajrore izraelite kanë goditur në afërsi të dy spitaleve të tjera në Gaza, pasi punonjësit mjekësorë në të dy spitalet vazhdojnë të luftojnë për të trajtuar viktimat e ardhura nga bombardimet.

    Agjencia palestineze e lajmeve, WAFA, tha se disa raketa goditën afërsinë e Kompleksit Mjekësor Al-Shifa, i cili përmban numrin më të madh të të plagosurve dhe personelit mjekësor në të gjithë Rripin e Gazës.

    Sulme të veçanta goditën gjithashtu për herë të dytë në afërsi të spitalit Al-Quds në lagjen Tal Al-Hawa.

    Më herët, drejtori i medias i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha për Al Jazeera se Spitali Al-Quds mori një paralajmërim për një bombardim të mundshëm “në çdo moment”.

    Zyrtarët palestinezë thanë se Izraeli po përpiqet të shkaktojë konfuzion në sistemin shëndetësor të Gazës duke kërcënuar drejtpërdrejt spitalet me evakuim dhe bombardime, apo duke bombarduar zonat afër. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Valis: qytetarët kanë filluar të dyshojnë edhe në burime të besueshme, shkak dezinformatat

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Sulmin në Banjskë e kreu “Klani i Novi Sadit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë