Stafi i spitalit privat One Hospital në Tetovë, dhuruan dhjetra njësi gjak

    Dhjetëra njësi gjaku janë dhuruar sot nga të punësuarit e spitalit privat One Hospital në Tetovë, në kuadër të aksionit të përbashkët të spitalit, institutit të transfuziologjisë, spitalit klinik të Tetovës dhe Kryqit të kuq në Tetovë.

    Ky aksion në One Hospital, është i dyti me radhë ndërsa dhuruesit kryesor të gjakut, janë vetë mjekët dhe stafi mjekësor i spitalit One Hospital, me qëllim rritjen e sasive rezervë të gjakut. Mjekët me këtë rast kanë apeluar gjithë ata njerëz që janë të shëndetshëm, të bëhen pjesë e aksioneve për dhurim të gjakut, sepse shpëton jetë ndërsa tani në stinën e verës, është më se i nevojshëm.

    “Spitali ynë ka shprehur dëshirë që i gjithë personeli që kanë mundësi dhe gjendje të mirë shëndetësore t`i bashkëngjiten aksionit për dhurim të gjakut. Aksion që përkrahet nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhe Institutit për Transfuziologji këtu në Tetovë. I falënderojmë gjithë ekipin mjekësor që kanë ardhur për ta realizuar këtë aksion dhe besoj se nga ana e personelit në spitalin tonë do ketë numër të mjaftueshëm që me vetë dëshirë do të japin gjak, duke pasur parasysh se dhurimi i gjakut shpëton një jetë”, tha Arben Asani, internist në “One Hospital.

    May be an image of 1 person and indoor
    Lajmi Paraprak

    Gazprom shpreh dyshime për rikthimin e shpejtë të dërgesave me gaz

    Lajmi i rradhës

    “VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshimet në Kushtetutë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë