“VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshimet në Kushtetutë”

    Më se me përgjegjësi Ku pohoj se VMRO-DPMNE nuk do të votojë për ndryshimet e Kushtetutës, ndërsa nuk do të votojnë as përfaqësuesit e LSDM-së pasi që do ta shohin Protokollin të cilin do ta nënshkruajë Bujar osmani, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, mbrëm në fillim të marshit protestues nën moton “Ultimatum, jo faleminderit”.

    “Vazhdojmë aty ku mbetëm. Thamë se e tërë ajo që do të ndodhë këto ditë që janë para nesh në Parlament paraqet farsë të zakonshme, thelbi është në këtë ndërtesë këtu. Ndërkaq, thelbi është se ata që janë në këtë ndërtesë këtu tashmë u dakorduan për atë që e quajnë propozim të fundit të modifikuar, ndërsa në thelb nuk është asgjë më shumë se sa goditje e drejtpërdrejtë ndaj identitetit maqedonas. Ata janë njerëzit të cilët do të mbeten në kujtesë në historinë maqedonase si njerëz të cilët e shitën identitetin maqedonas për t’i ruajtur kolltuqet e veta edhe ndonjë muaj”, tha mes tjerash Mickoski.

    Sipas tij, ajo që do të ndodhë këto dy ditë në kuadër të Parlamentit, siç tha, është farsë e zakontë sepse vetëm 41 vota janë të mjaftueshme për të ashtuquajtura konkludime apo ajo copë letre të miratohet.

    “Unë me të vërtetë nuk di tjetër çfarë të them përveç se duhet të thonë ‘JO’ në momentin e fundit. Do të përsëris edhe njëherë, ajo që ofrohet nuk është fillim i negociatave për Maqedoninë. Kjo që po ofrohet është fotografim nga Brukseli, për t’i filluar negociatat nevojitet të ndryshohet Kushtetuta, ndërsa ne si VMRO-DPMNE qartë dhe zëshëm thamë se Kushtetuta nuk do të ndryshohet edhe përkundër spekulimeve të disa shërbëtorëve dhe të paguarve të pushtetit se ekzistuakan struktura të këtilla, të atilla në parlament”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

    Lajmi Paraprak

    Stafi i spitalit privat One Hospital në Tetovë, dhuruan dhjetra njësi gjak

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i pacientëve me kancer në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë