STANDARDI PËRMIRËSOHET NË LETËR | Paga minimale karshi shportës sindikale

    Fotografia: Nistori

    Në janar të vitit 2015 janë nevojitur 3.35 paga minimale në vlerë prej 9590 denarë për të mbuluar shportën sindikale në vlerë prej 32.135 denarë. Tetë vite më vonë, së paku sipas statistikës ky raport është përmirësuar dhe tani në janar të këtij viti, nevojiteshin 2.8 paga minimale prej 18 mijë denarë për të mbuluar shportën sindikale në vlerë prej 50.799 denarë. Situata tregohet edhe më e volitshme, pas rritjes së pagës minimale në mars të këtij viti, ku me 2.5 paga minimale prej 20.175 denarë mund të mbulohet shporta sindikale prej afër 51 mijë denarë. Kjo me fjalë të tjera nënkupton se së paku në letër për përmirësohet gjendja socio ekonomike e punëtorëve apo se po rritet standardi jetësor i qytetarëve.

    Mirëpo kur kemi një shtrenjtim kaq të madh vetëm të ushqimit në dy tre vitet e fundit, që po e ndjejnë qytetarët në xhepin e tyre, por atë e konfirmojnë edhe raportet e ndryshme statistikor, zor se kemi mirëqenie më të mirë.

    Bile edhe çmimi i një byreku me jogurt ka arritur në 100 denarë, që është një shtrenjtim i madh për një të punësuar karshi pagave që rriten pak. Njëherësh gati nuk ka produkt apo shërbim tjetër që nuk është shtrenjtuar duke filluar nga prodhimet bazë ushqimore, apo cigaret dhe kafeja në kafeteri, rryma, derivatet e naftës, transporti, e kështu me radhë. Njëherësh paga mesatare në janar të viti 2015 ishte 21 828 denarë, karshi shportës konsumatore prej 32.135 denarë, ndërsa tetë vite më vonë paga mesatare është 33.943 denarë karshi shportës me vlerë prej 50.799 denarë. Me fjalë tjera në të dyja raste, pagat në të dy periudhat po mbulojnë afër 70 për qind të shportës që e përllogarisin sindikatat.

    Me fjalë tjera, pagat po e humbin garën me një jetesë më të mirë si rrjedhojë e inflacionit të madh apo humbjes së vleftës së parasë ku para disa vitesh me më pak para mund blihej më shumë gjëra.

    Sindikalistët thonë se bazuar në shportën konsumatore me 8050 denarë kanë mundur të blihen më shumë produktet në vitin 2012 se sa tani që mund ë blihen me 20.175 denarë edhe me çmime të ngrira.

    Nga Lidhja e Sindikatave thonë se edhe gjashtë muaj pas rritjes së pagës minimale në vitin e kaluar nuk u realizua rritja graduale edhe e pagave tjera në bazë të negociatave me punëdhënësit, pavarësisht institucionit, ministrive ose kompanive, konform rritjes së pagës minimale.

    Ivan Peshevski nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, thotë se në periudhën e kaluar rritja nga 25 mijë në 120 mijë e punëtorëve që marrin paga minimale nuk është një tregues i mirë për shtetin. Bile edhe pagat minimale dhe mesatare nuk e kënaqin as minimumin e mbijetesës së një familje katër anëtarëshe. Për më tepër kemi një përqindje të madhe të ekonomisë informale dhe shtet të ngarkuar me administratë.

    Ai shton se edhe rritja e pagës minimale në 21 mijë denarë nuk është e mjaftueshme për punëtorët, për shkak se në ndërkohë edhe pagat e tjera nuk kanë lëvizur dhe nuk janë rritur shkallë shkallë, që është edhe shkelje e ligjit. “Në pesë vitet e fundit ka ndodhur që nga vendet e punës me kualifikime më të ulëta, si punëtorët e përgjithshëm dhe pastruesit , të arrijmë atë që kanë sot një teknik ndërtimi apo pylltarie dhe të gjitha janë në shportën e pagave nga 20.000-25.000 denarë. Kjo nuk ishte qëllimi ynë kur miratuam ligjin për pagën minimale. Të gjitha pagat duhet të ishin rritur, dhe duhet të kishte një harmonizim me rritjen e kostos së jetesës dhe rritje pagash edhe tek kompanitë që realizojnë fitime të larta”, thekson Peshevski.

    Për të qenë gjendja edhe më e rëndë për punëtorët, paga minimale u kuptua nga përfaqësues qeveritar dhe punëdhënës si pagë që duhet ta japin. Ne si sindikata themi se ajo është vetëm kategori sociale dhe njësi një për përllogaritje , që duhet ta pranojë punëtori për një vend pune më pak të ndërlikuar si pastrues me asnjë ditë pune. Me fjalë tjera ajo duhej të jetë vetëm një bazë për përllogaritjes, pas së cilës me sistematizimin e vendit të punës, do të shumëzohen koeficientët e punëtorëve.

    Në ndërkohë, rritja e pagave në sektorin publik pret nënshkrimin Marrëveshjes së të Përgjithshme Kolektive në sektorin publik, dhe metodologjinë e re të pagave që premtohet se do të sigurojë rritje të vazhdueshme të pagave të punëtorëve. Sindikatat kanë shprehur dyshime dhe kundërshti për të dyja, për shkak se vlerësojnë se nuk do të sjellin përfitimet e pritshme për punëtorët. /KOHAMK/

    Lajmi Paraprak

    Kushtet klimatike vonojnë mbledhjet pranverore

    Lajmi i rradhës

    Inteligjenca artificiale “vështirëson zbulimin e mashtrimeve”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë