Stoev: Maqedonia e Veriut të tregojë vullnet politik për tejkalimin e dallimeve

    Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev në takimin me eurokomisarin për zgjerim Oliver Varheji e ka konfirmuar pozitën parimore të Bullgarisë për mbështetjen e integrimit evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi pres-qendra e MPJ-së bullgare, njofton AIM, përcjell Nistori.

    “Presim nga Republika e Maqedonisë së Veriut të tregojë vullnet politik për tejaklimin e dallimeve. Bullgaria nga ana e saj mbetet në mënyrë aktive e angazhuar në gjetjen e mundësive për zgjidhje të çështjeve të hapura”, tha Stoev..

    Shefi i diplomacisë bullgare e ka njoftuar eurokomisarin Varheji me proceset aktuale në dialogun bilateral me Maqedoninë e Veriut, duke i theksuar, përpjekjet e Sofjes dhe investon për rindërtimin e besimit në të gjitha nivelet, si dhe me konsultimet eksperte ndërmjet dy ministrive për punë të jashtme,  të zbatuara, në nismë të Bullgarisë.

    Lajmi Paraprak

    Arsyeja pse fëmijëve nuk u pëlqen shkolla

    Lajmi i rradhës

    Rritja e çmimeve | Edhe sa do të zgjasë kjo dukuri?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë