Askush të mos ketë dilema për qëndrimin për agresionin rus – kjo ishte përgjigjja e kryeministrit Hristijan Mickoski, i pyetur për pjesëmarrjen e Ivan Stoillkoviqit në manifestimin e ambasadës së Rusisë në vend. Stoillkoviq para dy ditëve mori pjesë në kremtimin e Ditës së Rusisë prej ku ambasadori Sergej Bazdnikin porositi se operacioni i tyre ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë.
Përveç Stoillkoviq në manifestim kanë marrë pjesë edhe deputet nga partia e tij, Dragan Nedellkoviq, deputet të Levicës, ambasadorë nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani, Turqia, Kina… si dhe pothuajse gjysma e mitropolitëve, në krye me peshkopin e Kishës Ortodokse të Maqedonisë. Të gjithë ata nga rreshtat e parë e dëgjuan fjalimin e ambasadorit rus Bazdnikin, i cili theksoi se përpjekjet për të shkatërruar lidhjet e forta midis dy popujve vëllazërorë do të jenë të pasuksesshme.
Ndërkohë që autoritetet në vend krenohen se Maqedonia është ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës, në ndihmë për kokë banori, Bazdnikin theksoi:
Ndryshe, Stoillkoviq, në një paraqitje të fundit televizive, theksoi se do të vazhdojë të marrë pjesë në ngjarjet e ambasadës ruse, duke arsyetuar se të dyja shtetet nuk i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. /TV21/