Nëpërmjet një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook, zëvendëskryeministri, Artan Grubi shihet duke shkuar te qendra e vaksinimit kundër Covid-19. Grubi fillimisht është interesuar se si ka rrjedhur procesi i vaksinimit dhe më pas është vaksinuar, përcjell Nistori.
Gjatë hyrjes te qendra e vaksinimit ai nuk ka pritur në radhë, ashtu siç bënin të gjithë njerëzit tjerë në sallë, por është futur menjëherë te sporteli i vaksinimit.
Grubi ka marrë dozën e parë të vaksinës kineze “Sinopharm”. Ndryshe nga qytetarët tjerë që ulen në postblloqe, të paktën 15 minuta pas vaksinimit për të parë nëse ka reaksion alergjik, zëvendëskryeministri është larguar menjëherë .
Në ditët në vijim pritet të vaksinohen edhe ministrat e tjerë të qeverisë. /Nistori/