Stojanovski: Mbi 80% e qytetarëve besojnë se dezinformimi është problem social

    Filip Stojanovski nga “Metamorfoza” në “Click Plus” në TV21, tha se shumë qytetarë po kërkojnë ndërhyrje nga shteti për të parandaluar lajmet e rreme.

    “Shumë qytetarë mendojnë se jo gjithmonë mund t’i dallojnë manipulimet dhe kërkojnë ndihmë nga gazetarët. Një nga kërkesat ishte që gazetarët të zbatojnë standardet e tyre dhe të luftojnë në vijën e parë dezinformimin,” tha Stojanovski.

    Sipas tij, mbi 80% e qytetarëve besojnë se dezinformimi është problem social.

    Tre muaj para zgjedhjeve hapen portalet nga hiçi, marrin para nga shteti përmes KSHZ-së dhe përhapin lajme të rrejshme

    Katerina Sinadinovska nga “Këshilli i Etikës” theksoi se disa muaj para zgjedhjeve hapen portale nga hiçi të cilat përhapin lajme të rreme dhe marrin para nga shteti.”

    “A e dini se çfarë po ndodh para zgjedhjeve? “Në çdo gjashtë muaj, tre muaj para zgjedhjeve hapen portalet nga hiçi, marrin para nga shteti përmes KSHZ-së dhe shpërndajnë të pavërteta dhe lajme të rreme dhe pastaj mbyllen”, tha Sinadinovska.

    Sipas saj, pas lajmeve të rrejshme qëndrojnë struktura të tëra me shumë para dhe shumë pushtet. Sinadinovska shtoi se, ata nuk synojnë grupe që janë jashtë mundësive të tyre. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hasanoviç: Presioni politik ndaj mediave është i ‘tmerrshëm’ për vendin

    Lajmi i rradhës

    Rritet shkalla varfërisë në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë