Stoltenberg, Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO

    Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të ndryshojë qasjen kundërshtuese ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën veri-atlantike.

    Sipas tij, Stokholmi i ka adresuar shqetësimet e Turqisë, lidhur me sigurinë.

    “Suedia ka marrë hapa konkretë për t’i shmangur shqetësimet e Turqisë”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve, pas takimit me Erdoganin.

    “Suedia i ka përmbushur të gjitha obligimet”.

    Shefi i NATO-s ka marrë pjesë të shtunën në inaugurimin e Erdoganit, i cili e ka nisur edhe një mandat presidencial pesëvjeçar.

    Turqia, anëtare e NATO-s, është duke e bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

    Ajo dhe Hungaria, janë të vetmet vende anëtare që nuk e kanë ratifikuar aplikimin e Suedisë.

    Finlanda, me të cilën Suedia ka aplikuar për anëtarësim, i është bashkuar aleancës në prill.

    Erdogani e ka akuzuar Suedinë se është kthyer në strehë për “terroristët”, sidomos për pjesëtarët e Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK).

    Ky grup është në listën e zezë të Turqisë, dhe aleatëve të saj perëndimorë. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Administratorët gjithnjë e më shpesh ta lënë punën, shkak pagat e ulëta

    Lajmi i rradhës

    Lodra toksike në treg | Rrezik për shëndetin e fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë